Omelete me salmon dhe brokoli




Perberesit:

* 500 gr patate te vogla
* 1 koke e vogel brokoli e prere sipas luleve
* 2 fileta salmon
* 1 luge gjelle vaj ulliri
* 2 luge gjelle nenexhik i grire
* 8 veze te rrahura
* kripe
* piper i bluar ne moment

Pergatitja:





Ziejme patatet ne uje me kripe per rreth 15 minuta ose deri sa te behen. 4 minutat e fundit shtojme dhe brokolin. I kullojme sapo te behen.

Gatuajme salmonin ne avull deri sa te behet ne tere trashesine e tij. Presim patatet ne feta dhe i skuqim ne vaj ulliri, ne nje tigan te pershtatshem dhe per furre, ne zjarr te mesem, deri sa te fillojne te marrin ngjyre. Copetojme salmonin me duar dhe e shperndajme bashke me brokolin mbi patatet.

Perziejme vezet me nenexhikun, pak kripe dhe piper. I shtojme vezet ne tigan dhe i leme te gatuhen per rreth 6 minuta ose deri sa te mpiksen anash dhe te jene akoma te buta ne qender.

E fusim tiganin ne furre te nxehte ne 200 grade dhe e leme deri sa te behen plotesisht vezet dhe te krijojne kore.

E sherbejme omeleten te shoqeruar me sallate sipas preferences. 

Pica Patellxhan











Perberesit per 12 Pica: 
1 Patellxhan i rrumbullaket,
150 ml Salce Domatesh,
200 gr Djathe i tymosur,
Vaj, Kripe, Borzilok.

Pergatitja:
Ne fillim marim patellxhanin dhe mbasi e kemi lare mire e presim ne feta te holla rreth 5 mm trashesi.Me pas patellxhanet i veme per tu pjekur ne thekese me qellim qe te piqen ne te dyja anet.Pregatisim nje salce me domate te fresketa,kripe, vaj ulliri dhe borzilok.Marrim nje tave dhe e mbulojme me nje leter pjekieje dhe mbi leter vendosim patellxhanet e pjekur te cilet i mbulojme me salcen e domates.

Presim djathin ne forma te vogla kubike dhe mbulojme patellxhanet e lyer me salce domatesh.Vendosim picat patellxhan ne furre per tu pjekur dhe i leme per 10 minuta.Mbas 10 minutash.

I nxjerrim picat patellxhan nga furra dhe mbasi i zbukurojme me borzilok te fresket ato jane gati per tu sherbyer.

Ju befte mire!

Rasenik – Pite me laker te bardhe





Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur  ne shum vende te Kosoves.

Perberesit:
Brumi:
1kg.miell
0.5L uje
1 luge gjelle krip
200 gr gjalpe ose 2 l vaj

1 koke lakre te bardhe mesatare
200 gr maze
1 gote qumshte
1 luge gjelle krip

Pergatitja:
Ujit me krip ua shtojme miellin (se pari afer 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa te fitojme brum homogjen, mesatarisht i forte). Brumin e formuar  e ngheshim dhe e  ndajme ne 20-22 sopeza me madhesi te vese, I ngjeshim nje nga nje kuleçet dhe I leme te mbuluar me picete kuzhine 10- 20 min. Keshtu brumi eshte i gatshem per pite.

Lakren e grime e zijme 15 min. e kullojme mire ( e ndrydhim me duar deri sa e leshon langun) mandej ia shtojme nje gote qumshte, nje luge krip dhe mazen.


Brumin e pites  e ndajme ne dy vende nga 11  kuleqe. Kuleqte i t’hollojme dhe i reshtojme  nje mbi nje duke i lyer secilin me nga nje luge yndyre . Ne njerin katmere me 11 kuleqe, qe e shtrijme mbi tepsine e lyer me yndyre e vendosim yçin me lakere,  pastaj sipri e shtrijme katmerin tjeter dhe e formojme  rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmereve. Raseniku pjeket  per afer 40 min. dhe servohet  me turshi e posaqerisht domate.

Rollate e mbushur me patate





Perberersit:
600 gr mish i bluar
2 lug miell
Kripë,vegetë,spec i kuq i shtypur(sipas shijes tuaj)
Vaj
4 vezë te ziera
2 qepë
Patate
200 ml krem (hopla)

Pergatitja:

Ne nje ene te thelle e hedhim mishin e bluar,nje qepe te grire imet, miellin, kripen, vegeten, specin e kuq (sipas shijes suaj).
Keta perberes i perziejm mir deri sa te fitojme nje mase homogjene.
Marrim nje folie te aluminit dhe masen e pergaditur e shtrijme mire mbi folie, i vendosim kater vezet e ziera dhe e rrutullojm ne forme te rollates. Rollata vendoset ne tepsi te lyer me vaj, dhe i heqim folien.
Qepen tjeter e presim ne rrathe dhe e vendosim ne tepsi anash rollates,gjithashtu dhe patatet e prera i vendosim mbi qepe.
Ne fund tepsia mbulohet me folie dhe e vendosim ne furre ne 220'C per rreth 30 min.
Pas 30 min. E heqim folien dhe i shtojm kremin dhe e kthejm prap ne furr derisa te marr ngjyre te artë. Ju befte mirë.

Gurabie






Perberesit:
500 gram miell
2 veze
1 gote e madhe kos
1 gote e madhe vaj
250 gr sheqer
1 pecive
1 vanile

Pergatitja:

Ne nje ene te thelle i perzien vezet, kosin, vajin, vanillen, peciven dhe sheqerin. Pastaj i shton miellin duke e tretur ne te njejten ene, deri sa te behet nje brum i holle per gatim.

E mbledhe brumin dhe e ndan ne kuleq te vegjel sa nje e verdhe e vezes.

Pastaj i vendos ne nje tepsi e cila paraprakisht lyhet me vaj dhe gjate vendosjes, kuleqet lyhen me vaj nga te dy anet.

Futet ne furre dhe per 20 min piqen ne temperature te larte.

Ju befshin mire!

Speca me porshute

Perberesit:
8 speca
8 luge krem djathi
8 feta proshute

Pergatitja:
Pritini specat me nje prerje per se gjati, me kujdes hiqni farat. Mbushini me krem djathi. Duke filluar nga fundi mbeshtillni me proshute, neper gjatesine e specit. Perseriteni me te gjithe specat. Vendosini ne skare, ose ne furre dhe kthejini here pas here derisa proshuta te marre ngjyre.





Embelsire shume e shijshme me kokos dhe çokollate





Nje recete teper e shijshme dhe e lehte per t'u bere. Pergatiteni ate sepse nuk do te zhgenjeheni!

Perberesit:
• 443ml çokollate
• tre qese kokos
• qumesht Hopla

Pergatitja:


1. Ne nje tas mesatar, perziejme kokosin dhe qumeshtin Hopla duke krijuar nje perberje te trashe dhe ngjitese.



2. Me duar, i japim mases forme drejtkendeshi dhe ushtrojme force ne menyre qe te ruajme formen. Pasi formojme tre-kater drejtkendesha, lajme duart, por nuk i thajme plotesisht. Kjo sherben qe masa te mos na ngjitet ne duar.


3. I vendosim drejtkendeshat ne nje leter pergamene dhe i futim ne frigorifer per 20 minuta. Duhet ta zbatojme kete pjese te procesit te punes, perndryshe kur te hedhim shtresen e çokollates, ajo nuk do te qendroje si duhet.


4.  Nderkohe presim çokollaten ne copa. Vendosim ne nje ene dy te tretat e saj dhe i shkrijme ne mikrovale per 30 sekonda. Perseritim te njejten gje me pjesen e mbetur te çokollates.


5. Heqim masen nga frigoriferi. Marrim dy pirune. Me njerin heqim shtresat drejtkendore nga çokollata, ndersa me pirunin tjeter, heqim çokollaten e tepert dhe i vendosim ne nje leter.


Embelsiren e leme derisa çokollata te forcohet dhe pastaj e sherbejme. Ju befte mire!

Torte per Shen Valentin

Torte per Shen Valentin
A doni ti beni nje surprize te dashurit tuaj duke përgatitur një tortë të mirë?
Sot ju rekomandoj që të përgatisë këtë tutorial web  që na tregon se si për të përgatisni një torte zemër me pandispanje dhe  të mbuluar me çokollatë.
Thjeshtë dhe e lehtë për të përgatitur në një kohë të shkurtër ju mund të shërbejë një embelsire vërtetë të mirë.
Perberesit:
  • 2 pandispagna 
  • krem fondente 
Përgatitja e dy tortë pandispanja-  mos harroni qe të beni nje torte rrethore dhe nje katrore.
Sipas fotos, priteni torten rrethore dhe vendoseni bashke me torten katrore qe te beni zemren. Me pas dekorojeni me cokollate fondente te shkrire ne banjo maria ose ne mikroonde.
Me ndihmen e nje thike shperndani kremin fondent ne te gjithe siperfaqen e tortes duke mbuluar edhe pjeset anesore.
Me pas vereni torten ne frigorifer per nje ore ose me shume qe te ngrije cokollata.
Dekorojeni  me fruta ose panna sipas deshires.

Embelsira per Shen Valentin

Shen Valentini po afron dhe per ata qe u pelqen te surprizojne ne menyre kreative,ja nje recete per  pergatitjen e nje embelsire te thjeshte por "shokuese":pastet roze.Pastat mund ti pergatitni me sfoljaten edhe 1 dite me pare dhe me pas ta vishni me krem e glase diten e festes
Duhen:





  1. 2 pete pasta sfoglia
  2. 20cl. qumesht i scremuar
  3. 2luge niseshte misri
  4. 2 te verdha vezesh
  5. 100gr çokollate e bardhe 
  6. 1/2 zarf sheqer puder me vanilje
  7. 70gr gjalpe
  8. 70gr sheqer pluhur
  9. 1 luge kirsch(liker qershie)
  10. 2 pika ngjyroses ushqimor roze
Pergatitja:
Ndezim furren ne 200°.Palosim secilen nga petet ne dysh dhe e shtrijme mire me petes.
Presim 4 zemra duke u ndihmuar nga forma te gatshme ose mund te prisni nje cope kartoni duke i dhe ne formen e zemres...Pjekim petet ne furren e ngrohte per 12' pastaj i leme te ftohen me deren e furres te hapur.Pas ftohjes ndajme ne dy pjese peten ne trashesi,pra pa prishur formen e zemres.

Per kremin:veme qumeshtin te valoje,rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin,sheqerin me vanilje dhe niseshten.I tretim te gjitha ne qumesht te ngrohte dhe e leme ne zjarr mesatar kremin qe te trashet.Heqim nga zjarri dhe bashkojme çokollaten e bardhe dhe gjalpin e ndare ne copeza.Leme kremin te ftohet.

Pergatitim ne fund glasene roze duke perzier:Likerin,ngjyrosesin dhe sheqerin pluhur.
Pra mbushim pastet ne mes me kremin,bashkojme dy pjeset dhe i mbulojme siper dhe anash me glasene.

Qebapë në tavë me patate






PËRBËRËSIT:
700 gr. mish i bluar, 1 qepë, kripë, vegetë, piper, specall, 1 vezë, vaj ulliri, 1 kg. patate, pure domatesh ose 3 domate të kaluara në rende, fletë dafine, erëza sipas shijes. Në masën e mishit hidhet qepa në rende, kripë, piper, 1 lugë miell ose galetë, vegetë, specall, sipas dëshirës specall djegës dhe një vezë e tundur. Nga masa e përgaditur formohen qebapë.
Patatet e qëruara priten në shkopinjë, kripohen, u hidhet veget, specall dhe erëza sipas shijes. Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Hidhet pak supë, vaj ulliri ose copëza gjalpe, mbulohen me folie dhe ena futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur gjersa të zbuten patatet. Qebapët skuqen në vaj të nxehtë 2-3 min. pastaj vendosen aty këtu nëpër patate. Mbi patate dhe qebapë hidhet pure e domateve dhe ena futet në furrë të nxehtë edhe për 10 min.

More