Duhen:
- 2 pete pasta sfoglia
- 20cl. qumesht i scremuar
- 2luge niseshte misri
- 2 te verdha vezesh
- 100gr çokollate e bardhe
- 1/2 zarf sheqer puder me vanilje
- 70gr gjalpe
- 70gr sheqer pluhur
- 1 luge kirsch(liker qershie)
- 2 pika ngjyroses ushqimor roze
Ndezim furren ne 200°.Palosim secilen nga petet ne dysh dhe e shtrijme mire me petes.
Presim 4 zemra duke u ndihmuar nga forma te gatshme ose mund te prisni nje cope kartoni duke i dhe ne formen e zemres...Pjekim petet ne furren e ngrohte per 12' pastaj i leme te ftohen me deren e furres te hapur.Pas ftohjes ndajme ne dy pjese peten ne trashesi,pra pa prishur formen e zemres.
Per kremin:veme qumeshtin te valoje,rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin,sheqerin me vanilje dhe niseshten.I tretim te gjitha ne qumesht te ngrohte dhe e leme ne zjarr mesatar kremin qe te trashet.Heqim nga zjarri dhe bashkojme çokollaten e bardhe dhe gjalpin e ndare ne copeza.Leme kremin te ftohet.
Pergatitim ne fund glasene roze duke perzier:Likerin,ngjyrosesin dhe sheqerin pluhur.
Pra mbushim pastet ne mes me kremin,bashkojme dy pjeset dhe i mbulojme siper dhe anash me glasene.
0 commenti:
Posta un commento