Përbërësit
- Gjysmë kavanozi me nutella
- 2 gota miell
- 4 lugë sheqer
- 2 lugë çaji sodë buke
- 2 lugë gjalp
- 1 kokërr vezë
- 1 filxhan qumësht
Përgatitja:
- Fillimisht merrni kavanozin e nutellës dhe hidheni nutelën në një tas, në formë rrumbullake, të ngjashme me disqe.
- Pasi ti keni dhënë një formë të tillë, tavën futeni në frigorifer dhe lëreni nutelën të ngrijë pak derisa të përgatisni petullat.
- Në një tas qelqi përzieni miellin, qumshtin, sodën, sheqerin dhe vezën. Pasi ti keni trazuar mirë më njëra – tjetrën, nxeheni tiganin dhe shkrini në të pak gjalp, në mënyrë që petullat mos të ngjiten.
- Hidhni një masë nga brumi i rrahur, i përgatitur dhe më pas duke vepruar shpejt hidhni sipër një prej shtresave të nutellës, që kishit vendosur në frigorifer.
- Pasi të keni vënë shtresën e nutellës, hidhini sipër përsëri brum të rrahur.
- Lëriji të piqet mirë, derisa të ketë marrë ngjyrë dhe kështu veproni edhe për të përgatirur petullat e tjera. Në fund, sipas dëshirës,mund ti shoqëroni petullat me luleshtrydhe.
0 commenti:
Posta un commento