Përbërësit:
Për tortën:
- 6 vezë, të ndara
- 170g sheqer pluhur
- 60g kakao
- Për fillin:
- 225g sheqer pluhur
- 85g gjalpë, në temperaturë dhome
- 1 lugë e madhe ujë
- 40g kakao, i situr
Përgatitja:
Për tortën:
- Ndizeni furrën në 180C. Në një enë, rrihni të bardhat e vezës deri sa të shkumojë.
- Në një enë tjetër, rrihni të verdhat e vezës së bashku me sheqer pluhurin deri sa të jetë kremoze dhe të zbardhet.
- Shtoni edhe kakaon dhe pastaj ngadalë përzini edhe të bardhat e vezës në këtë masë, deri sa të jetë përzier mirë.
- Transferoni masën në enën për pjekje dhe shpërndani barabartë.
- Pjekeni në furrë për 20 minuta.
- Në një sipërfaqe të rrafshët, shtrini një letër për pjekje dhe vendosni një sasi të vogël sheqer pluhuri.
- Vendoseni roladën zvicerane në letër. Vendosni edhe një letër tjetër mbi dhe filloni ta mbështillni.
- Lëreni të ftohet.
Për fillin:
- Kombinoni përbërësit deri sa të jetë kremoze.
- Me kujdes, çmbështilleni tortën dhe shpërndani fillin në brendësi, duke e lënë një hapësirë 3cm në fund.
- Duke e përdorur letrën nën tortë si ndihmë, mbështilleni përsëri tortën.
- Dekoroni me sheqer pluhur, pritni dy fundet me thikë. Priteni dhe shijoni!
0 commenti:
Posta un commento