Përbërësit për tortën:
- 400 g sheqer
- 245 g miell
- 75 g kakao
- 1 lugë e gjysmë e mesme pluhur për pjekje
- 1 lugë e gjysmë e mesme sodë buke
- Pak kripë
- 2 vezë
- 2 banane të shtypura
- 240 ml ujë i ngrohtë
- 120 ml qumësht
- 120 ml vaj luledielli
- 1 lugë e gjysmë e mesme ekstrakt vanilje
Për kremin:
- 227 g çokollatë e prerë në copa të vogla
- 180 ml hopla
- 15 g gjalpë
Përgatitja:
1. Nxhni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe
përzijeni sheqerin, miellin, kakon, pluhurin për pjekje, sodën dhe kripën.
Largojini anash.
2. Në një enë tjetër të madhe, përzijini vezët, bananet e
shtypura, ujin, qumështin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni produktet e
lëngshme tek ato të thatat dhe përzieni deri sa të jetë kombinuar gjithçka.
3. Hidheni këtë brum (mund t’ju duket pak i lëngshëm por
ashtu duhet të jetë) në një enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe miell ose me
letër për pjekje. Piqeni për 35- 40 minuta.
4. Nxejeni hoplën dhe gjalpën në një tenxhere deri sa të
fillojë të vlojë. Hidheni mbi çokollatë dhe përzjeni deri sa të shkrihet
komplet.
5. Kur të ftohen të dyjat dhe të vijnë në një temperaturë
dhome, hidheni kremin mbi tortë.
0 commenti:
Posta un commento