Përbërësit:
- 150g biskota
- 45g gjalpë
- 110g sheqer
- 120ml krem për rrahje
- 150g çokollatë e zezë, e shkrirë dhe e ftohur
- 2 lugë gjelle kako i përzier me pak ujë të ngrohtë
- 200g djath kremoz
Përgatitja:
- Thërrmoni biskotat dhe përzini me gjalpën e shkrirë dhe një lugë gjelle nga sheqeri. Shtypeni në një enë për tortë 18cm dhe futeni në frigorifer.
- Rraheni kremi deri sa të jetë ende i butë. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe pastaj perzierjen e kakaos. Përzini mirë dhe lërini anash.
- Rrihni djathin kremos dhe pjesën e mbetur të sheqerit bashkë. Përzini me delicatesë edhe masën e çokollatës brenda.
- Shpërndani në enën për tortë ku kishim biskotat. Futini në ngrirje për rreth një orë.
- Futeni në frigorifer për 30 minuta dhe servoni.
0 commenti:
Posta un commento