Përbërësit:
- 120g krem djathi të pakripur
- 120g çokollatë të bardhë (mund të përdorni edhe të zezë nëse dëshironi)
- 3 vezë
Përgatitja:
·
Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha.
·
Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe
ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120g të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni
atë mbi avull.
·
Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni
të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë.
·
Më pas,
shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe
përzieni të gjitha së bashku.
·
Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm
dhe yndyroseni atë. Hidheni përzierjen në të.
·
Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe
mbusheni me pak ujë. Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170
gradë.
·
Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda
që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë.
·
Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të
ftohet. Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë.
Shikojeni me video se
si përgatitet kjo tortë:
0 commenti:
Posta un commento