Qebapë në tavë me patate






PËRBËRËSIT:
700 gr. mish i bluar, 1 qepë, kripë, vegetë, piper, specall, 1 vezë, vaj ulliri, 1 kg. patate, pure domatesh ose 3 domate të kaluara në rende, fletë dafine, erëza sipas shijes. Në masën e mishit hidhet qepa në rende, kripë, piper, 1 lugë miell ose galetë, vegetë, specall, sipas dëshirës specall djegës dhe një vezë e tundur. Nga masa e përgaditur formohen qebapë.
Patatet e qëruara priten në shkopinjë, kripohen, u hidhet veget, specall dhe erëza sipas shijes. Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Hidhet pak supë, vaj ulliri ose copëza gjalpe, mbulohen me folie dhe ena futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur gjersa të zbuten patatet. Qebapët skuqen në vaj të nxehtë 2-3 min. pastaj vendosen aty këtu nëpër patate. Mbi patate dhe qebapë hidhet pure e domateve dhe ena futet në furrë të nxehtë edhe për 10 min.

0 commenti:

Posta un commento

More