Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës dhe ku më shumë se në Elbasan gatuhet më mirë dhe me shumë shije. Në fakt, tradita e do që ballokumet të rrihen në enë bakrri nën kujdesin e amvisës elbasanase, e cila hedh sasinë e duhur të produkteve, ndërsa për procesin e rrahjes së brumit është mashkulli i familjes që shfrytëzon fuqinë e tij që ato të dalin sa më të mira.
Përbërësit:
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg majë mielli misri
450 gr tëlyn (gjalp) – preferohet gjalpe dhije
7 kokrra vezë
1/2 lëvozhgë veze e mbushur me finjë (nga hiri i zjarrit me dru ahu)
(përbërësit mund të shumëfishohen në mënyrë proporcionale sipas dëshirës)
Përgatitja:
– Futet sheqeri në enën e bakrit të pa kallajisur dhe pas tij menjëherë futet tëlyni i sapo shkrirë në zjarr, por me temperaturë të vakët, pra jo i nxehtë.
– Fillon përzierja e kësaj mase me lugë druri pa ndërprerje përreth 30 minuta, derisa masa e sheqerit dhe tëlynit në enën e bakrit të marrë formën e kremit. Kohëzgjatja e përzierjes ka të bëjë me tretjen sa më të mirë të sheqerit dhe tëlynit duke u fërkuar në muret e enës së bakrit.
Kjo është e rëndësishme dhe veçanti e kësaj ëmbëlsire delikate në gatim.
– Futet veza e parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket në këtë masë. (Këshillohet që vezët fillimisht të thyhen e të futen në një pjatë, për të evituar ndonjë vezë të prishur).
– Pas 1 minute futet veza e dytë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket si veza e parë.
– Pas 1 minute tjetër futet veza e tretë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa edhe kjo të zhduket si dy të parat.
– Pas futjes së tre vezëve të para futet në masën që po përgatitet ½ lëvozhge veze me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.
– Vijon përzierja me lugë druri përreth 5 minuta.
– Pas kësaj, fillon futja e miellit të misrit me dorë (duke e përhapur miellin në të gjithë sipërfaqen e enës dhe jo në formë topi), pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.
– Vijon futja e miellit të misrit me dorë, me intervale çdo 4-5 minuta në mënyrë që të tretet mielli njëtrajtshëm dhe të mos krijohen topa mielli brenda masës së kremit, pa e nderprerë përzierjen me lugë druri. Nga mielli i misrit hiqet një dorë dhe zëvendsohet me miell gruri. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbarojë mielli.
– Me masën e përftuar mund të bëhen 9-11 kokrra ballokume (sipas preferencës së madhësisë së kokrrave).
– Merret me dorë një masë nga ky brumë dhe pa e ngjeshur aspak nëpër duar, i jepet lehtë forma e duhur dhe vendoset në tepsinë që do dërgohet në furrë, e cila duhet të jetë e pudrosur lehtë me miell misri dhe me asgjë tjetër.
– Këshillohet që para se të dërgohen në furrë për t’u pjekur, merret pak brumë në dorë dhe bëhet një kokërr e vogël sa një grusht dhe piqet në një stufë elektrike me 140-150ºC për 15-20 minuta. Nëse kjo kokërr hapet dhe ndehet tregon se masa kërkon edhe pak miell. Në të kundërt, nëse kokrra qëndron e rregullt është tregues se masa është gati për t’u bërë kokrra dhe të shkojë në furrë.
Popular Posts
-
Raclette eshte nje recete tipike zvicerane. Zakonisht konsumohet ne dimer, sepse i shkon shume te ftohtit. Elementi baze i raclettes esh...
-
Përbërësit 500g Melci Lengun e 2 limonave Krip,Piper te zi,Rigon,Vaj Ulliri Receta Lajme mire melcin dhe e presim ne copeza te vogl...
-
Përbërsit Për kiman 1 kg kima e përzier (500gr viçi 500gr dërri) Vaj ulliri 1qep e madhe 2 thelpinj hurdhër 1 god verë e kuqe 1 kuti lënk...
-
Koha totale: 1 ore e 10 minuta Koha e pergatitjes: 15 minuta Koha e pjekjes: 55 minuta Perberesit 2 veze ¾ filxhan vaj 2 filxhan sheqer ...
-
Përbërësit 5 Partexhane 2 Thelpi hurdher 200g Djathe Krip,piper te zi,vaj ulliri Majdanoz Pjekim partexhanet ne 200 grade per 40-5...
-
Darka e Vitit te Ri në vendin tonë, eshte nje nga ato festa e cila mbledh prane tryezes te gjithe familjen, pavarsisht nga besimi fetar i...
-
Përbërësit 1 Got uje te vaket 1 Luge te vogel krip 1 Luge te vogel sheqer 500g Miell Pak uthull Përbërësit per siperfaqen e peteve ...
-
Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i...
-
Përbërësit: 700 g mish lepuri 400g majonezë 2 lugë vaj kripë, Piper Përgatitja: Ngrohim furrën në 180 gradë. Lepurin e lyejmë me majone...
-
Brumi shu ( choux, nga frengjishtja chou=laker, sepse ne momentin qe piqet brumi i ngjason lakrave te vogla te Brukselit) eshte nje brum...
0 commenti:
Posta un commento