Byrek me Pras


PERGATITJA :


- PER BRUMIN DUHEN  :

gjysem kile mjell 1 lug gjelle maj buke 1 luge caj sheqeri
Ngrofin pak uje gati nje got caj, tek nje ene e madhe fusim majen e bukes edhe sheqerin bashke me ujin e grohte e lejme 5 minuta deri sa te shkrihet masa
Ne vazhdim fusim 500 gr mjell edhe e perzim derisa te bahet brumi nj mase
E lejm derisa te vi brumi edhe te fryhet
Per mbushjen: 1 kile vetem gjethet e prasit, 250 gr djath, 1 gote uj qumesht, 3 vez

Skuqim prasin me pak vaj, shtojm qumeshtin edhe e lejm derisa prasi te zbutet edhe e heqim nga zjarri.
Ne vazhdim fusim vezet te rrahura edhe djathin te copetuar ne pjese te vogla i perzim te gjitha bashke. E lejm te ftohet.Ne vazhdim hapim brumin ne dy pjese vendosim mbushjen ne mes.
Edhe e pjekim ne 200 grade celcius
Ju bafte mire!




Krah pule me spinaq dhe djath!





Perberesit per 6 veta:      


  • 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
  • 1 filxhan me djathë kackavall
  •   cerek lugë çaji kripë
  •   cerek lugë çaji hudher pluhur
  • cerek lugë çaji piper i zi
  •   spinaq i grire
  • 1 koker vezë
  • 6 copa krah pule
  •   gjysem filxhan caji verë të bardhë




Përgatitja:

Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona)

Vetite kuruese te spinaqit










1. Spinaq përmban kolin dhe inositol, substanca këto që ndihmojnë për të parandaluar aterosklerozën apo trashjen dhe forcim të arterieve.
   
2. Spinaqi ndihmon n
ë stabilizimin e sheqerit në gjak te diabetikët. Bëni një pije me disa grushte  spinaq, shtoni 3 gota e ujit. Vendoseni në zjarr të ulët për një orë. Pastaj shtridheni. Merrni ½ filxhan dy herë në ditë. 
   
3. Spinaqi është i ngarkuar me flavonoid që funksionon si antioksidant dhe agjent antikancerogjen
   
4. Spinaqi përmban karotenoid që lufton kancerin .
   
5. Spinaqi është një burim i pasur i vitaminave C dhe A
   
6. Spinaqi është një perim anti-plakjeje.
   
7. Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në formimin e substancave të gjakut të kërkuara për koagulimin e tij.Spinaqi është gjithashtu i dobish
ëm në rastet e mëposhtme: Anemia, tumoret, kapsllëk, pagjumësi, Shëndoshje, pezmatim nervi (pezmatimi i nervave), lodhje nervore, presionin e lartë të gjakut, Bronkit, kancer në zorrën e trashë, kanceri i prostatës, kanceri i gjirit, Osteoporozën, mostretje (tretjes kronik ), Gjithashtu ndihmon në kurimin e sëmundjeve të veshkave, fshikëzësdhe mëlçisë.

Kek me Karrota








Perberesit per 4 persona

  • sheqer 300gr
  • veze 3 kokrra
  • karrota 300gr
  • 2 lug vaj (luledielli ose misri)

Pergatitja
 Grijme karrota ne nje grirese deri sa te fitojme nje mase viskoze si pure. Ne  nje ene perziejme sheqerin me vezet. I perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene, shtojme dy luge vaj dhe vazhdojme perzierjen. Ne fund shtojme puren e karrotave dhe i perziejme per te fundit here derisa te kemi perftuar nje mase vizkoze dhe homogjene. Te gjithe masen e hedhim ne nje tave keku dhe e vendosim ne furre ne 180 grade per 30-45 minuta.Ne perfundim pasi keku te jete gati mund ta sperkatni me sheqer pluhur.

Byrek me rrush te thate!





Perberesit :
  • 5 te Bardha veze
  • 1 gote e gjysem me stafidhe(rrush i thate)
  • 2 molle jeshile ose starkinge
  • 1gote uji arra
  • 50 gr gjalpe
  • 6 pete byreku te gatshme (nese keni deshire petet mund ti beni dhe vete)
  • 2 luge gjelle sheqer
  • Kanelle sipas deshires
  • 50 gr cokollate

Pergatitja
Shtroni petet dhe fillojini t'i prisni me shirita me nje trashesi sipas deshires ( trashesia duhet te llogaritet mire pasi kur te palosen nuk duhet qe mbushja te dali jashte). Shkrini gjalpin dhe me gjalpin e shkrire filloni te lyeni shiritat e peteve.Grini mollet ne rende. Filloni te shtroni siper shiritiva arrat, mollet e grira, rrushin e thate dhe cokollaten.Filloni te mbeshtillni shiritat duke bere kujdes qe te mos lini hapsira nga ku mund te dal mbushja. Ne nje ene filloni te perzieni te bardhat e vezeve me sheqerin dhe kanellen derisa te krijohet nje mase homogjene, mepase filloni te lyeni byrackat me kete mase. Pasi te keni lyer byreckat vendosini ne nje tepsi te lyer me pak gjalp dhe lerini te piqen ne nje temperature 200°C

PENNE ME DOMATE











Receta gatimi për penne me domate, spec djegës dhe spinaq. Për të gatuar penne me domate, spec djegës dhe spinaq veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë pennet në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Skuqim qepën, hudhrën dhe specin djegës në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet bashkë me rigonin dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta.


Shtojmë spinaqin bashkë me pak kripë dhe gatuajmë duke përzierë për rreth 1 minutë. Kullojmë pennet dhe i shtojmë bashkë me pak nga uji i zieries në tigan. Gatuajmë në zjarr të fortë duke përzierë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë nëse është nevoja dhe i shërbejmë pennet të spërkatura me djathë të grirë.

MISH LEPURI I MARINUAR

Përbërësit: 

700 g mish lepuri 
400g majonezë 
2 lugë vaj kripë, Piper 
Përgatitja: Ngrohim furrën në 180 gradë. Lepurin e lyejmë me majoneze nga të gjitha anët. Më pas në një tigan hedhim vajin dhe skuqim mirë mishin e lepurit si dhe shtojmë kripë e piper. Lepurin e skuqur e vendosim në një tavë dhe pasi e mbulojmë me letër alumini, e vendosim furrë dhe e leme për 30-40 minuta,duke i hedhur herë pas here verë të bardhë. E nxjerrim nga furra dhe e servirim të nxehtë.



SPAGETI ME MIDHJE

Spageti me midhje
Përbërësit për 2 persona:
200 gr spageti, 
800 gr midhje,
400 gr domate
2 thelpinj hudhra,
2 luge gjelle vaj ulliri,
majdanoz,
pak spec djegës,
piper i zi,
kripë sipas dëshirës.
Përgatitja Spageti me midhje:
Pastrohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr rërën që mund të kenë sipër. Pasi mbarojmë pastrimin i lëmë në ujë për rreth 15 minuta.
Në një tenxhere të thellë vëmë ujin pa kripë sepse midhjet janë goxha të kripura dhe nuk ka nevojë për kripë shtesë.
Ndërsa presim të valojë uji, në një tenxhere të cekët shtojmë vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat të marrin ngjyrë të verdhë i shtojmë domatet dhe i përziejmë që të mos digjen.
I shtojmë majdanozin, piperin e zi dhe specin djegës. Pastaj i shtojmë dhe midhjet.
Ndërkohë uji ka valuar dhe vëmë makaronat të ziejnë duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I heqim makaronat 1 ose 2 minuta para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim në tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i lëmë të ziejnë pak bashkë që të marrin shije. I hedhim sipër majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjatën.


Embelsire verore

Per ta pergatitur kete embelsire shume te shijshme verore ju nevojiten:
4 veze
5 luge sheqer
5 luge miell
5 luge vaj
3 luge kakao
1 pluhur pjekje




Per fillin e bardhe:1 liter qumesht
6 luge niseshte
6 luge sheqer (treten me pak qumesht si pudingu)

Per fillin e kuq:1 liter leng vishnje
6 luge niseshte
6 luge sheqer (treten me pak leng vishnje)

Cokollate e nxehte Moske



















Perberesit:
2 luge gjelle vodka me shije vaniljeje
1 e ½ luge liker
1 luge gjelle çokollate e nxehte
2 luge gjelle qumesht i nxehte




Ne nje filxhan te madh hedhim vodken, likerin dhe shtojme çokollaten e nxehte.

Hedhim qumeshtin e nxethe dhe i perziejme mire.

Kjo eshte çokollate e nxehte me vodka me shije vanilje dhe liker. Kjo pije ju mban ngrohte ne ditet e ftohta te dimrit.

Krepa me boronice


Perberesit ( per 8 Krepa ):
2 kokrra Veze
200 gr Miell
25 gr Gjalp
70 gr Sheqer
200 ml Qumesht
1 luge gjelle leng Limoni
250 gr Boronice
1 maje luge Kripe






Pergatitja :


Fillimisht hedhim ne nje ene vezet dhe i perziejme.Me pas i bashkojme miellin, sheqerin, lengun e limonit dhe qumeshtin duke vazhduar ti perziejme me shume kujdes qe mielli mos te krijoje topa te vegjel dhe e gjithe perzierja te behet homogjene.Se fundmi i bashkojme edhe gjalpin e shkrire duke vazhduar ti perziejme edhe per pak minuta.Me pas e mbulojme enen qe kemi perzierjen me nje kapak dhe e leme per 30 minuta.Pas 30 minutash ne enen me perzierjen e krepave i shtojme edhe boronicat qe ne kemi.Me pas veme tiganin ne zjarr dhe kur te jete nxehur e lyejme me gjalp dhe fillojme te hedhim perzierjen ne tigan per te bere krepat tone nje e nga nje .Duhet te kemi parasysh qe krepat duhet te kthehen nga te dyja anet per tu skuqur ne tigan.Pasi ta kemi skuqur te gjithe perzierjen e krepave me boronice i vendosim ne nje pjate dhe perpara se ti servirim mund ti sperkasim me mjalte,karamel, ose ndonje recel tjeter sipas preference tuaja qe te shkoje edhe me shijen e boronices. Tani cdo gje eshte gati per tu sherbyer.



Torte gjermane me molla





Koha totale: 1 ore e 10 minuta
Koha e pergatitjes: 15 minuta
Koha e pjekjes: 55 minuta

Perberesit
2 veze
¾ filxhan vaj
2 filxhan sheqer
1 luge çaji vanille
2 filxhan miell
2 luge çaji kanelle
1 luge çaji sode buke
½ luge çaji kripe
4 filxhan me molle te qeruara dhe copetuara



Pergatitja 

Ne nje pjate te madhe i thyejme vezet dhe i tundim;
Me pas aty vendosim vajin, sheqerin, vanillen, miellin, kanellen dhe soden e bokes dhe i perziejme mire;
Me pas i shtojme edhe mollet;
Te gjitha keto i fusim ne nje tigan te mesem;
I pjekim ne 175°C per 50-55 minuta.
Servohet per 12 veta
Ju befte mire.

Marmalade me petale trendafilli te eger

Marmalade me petale trendafili te eger

Receta: Petale të trendafilit të egër të pastra 100 gr
Sheqer marmalatash 3:1 500 gr (është një lloj sheqeri që përmban pektinë dhe trash lëngun e bën xhelatinoz e nuk del shumë i ëmbël)
ujë 600-700 ml: 1 lugë kafeje limontoz
Kjo recetë del më e mirë me trëndafil të egër ose trëndafilat e llojeve të vjetra me shumë gjemba (fatkeqësisht janë në zhdukje, unë i kultivoj në terrasën time) por shumë aromatik, llojet e trendafilit që unë përdor janë Rosa rugosa, Rosa gallica, Rosa damascena.

Përgatitja: Petalet e trëndafilit i pastrojmë i kullojmë dhe i presim me thikë në shirita por jo edhe shumë të hollë.





Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin dhe i lemë të marrin disa valë.
Hedhim aty petalet e trendafilit dhe i lemë rreth 10 min. të zihen të gjitha bashkë. Shtojmë edhe limontozin në fund dhe pasi merr disa valë të lehta e heqim nga zjarri.

Vazot e marmalatës unë i marr të vogla fare,i ziejnë një tenxhere me gjithë kapak dhe ashtu të ngrohta dhe marmalatën të ngrohtë i mbush i përmbys rreth 10 min. dhe pastaj përsëri i kthej së mbari.

Kështu rron marmalata në vend të freskët të paktën një vit e garantuar por edhe më shumë. Duke e mbushur nëper vaza të vogla ka një të mirë se hapet dhe mbaron shpejt. Pasi të keni hapur vazon duhet ta mbani në frigorifer. 

 

Po kështu mund të përgatitni edhe zhelenë e trëndafilit me një ndryshim që petalet i kulloni në sitë dhe lëngu që ngelet krijon zhelenë, mua më pëlqen shumë me petale por edhe zhelenë e përdor sidomos kur bëj ndonjë ëmbësirë, akullore apo zupë të cilën e rregulloj në fund me zhelenë e trendafilit të holluar me pak ujë apo liker trendafili.Gjithashtu marmalatën e përdor edhe në torta apo biskotat e krishtëlindjes.

 Thjesht një mëngjes në terrasë me aromën e trëndafilave të celur me bukë të zezë, gjalpë dhe marmalatë trëndafili e një kafe të mirë është mëngjes mbretëror, relaksues për shpirtin. Edhe perënditë do ta kishin zili.




Trëndafili është lulja ime më e preferuar dhe përvec nëpër dekoracione e përdor shumë edhe në gatim jo vetëm recel, marmalatë, zhele apo shurup por edhe liker, akullore, torta dhe parfe. Herë tjetër do ju tregoj një recetë parfeje me trëndafil të egër që është mrekullia vetë

Pispili me lakra te egra

Pispili me miell misri

Perberesit:
Miell misri 2 gota uji
Qumesht 4 gota
Kripe
Gjalpe 100 gr
Djath 100-150 gr
Pak sode nese doni

Mbushja:
 lakra te perveluara te grira holle  600 gr
1 tufe qepe te njoma ose tre presha ose te perzier 1 presh dhe ca qepe te njoma
1/2 gote  qumesht
200 ml ajke qumeshti
1 tufe koper
Kripe
Pak vaj ulliri
2 luge gjalpe
3 veze
Lart dy tre grushta miell misri derisa mbulohet e gjithe tepsia
1 filxhan qumesht ose kos
1-2  luge gjelle gjalpe









Pergatitja:  Ne nje tenxhere veme qumeshtin te zieje. Ne nje tas hedhim miellin e misrit, kripen, dhe pak sode buke nese do e perdorim me sode buke. (kujdes sepse kjo receta nuk do shume sode buke).
Shtojme qumeshtin e nxehte dhe e perziejeme me nje luge druri. Brumi del nje mase jo e holle shume por as e trashe. Tek brumi shtojme dhjathin e grire dhe gjalpin. I perziejme te gjitha derisa gjalpi te shkrije komplet.
Tepsine e lyejme me vaj ose gjalpe dhe mbi te shtrojme brumin e sapo pergatitur. Brumin e sheshojme ne gjithe siperfaqen e tepsise.
Le te merremi tani me mbushjen. Ne nje tas hedhim qepet dhe preshet e grire holle . Shtojme lakrat e perveluara kripen, qumeshtin, ajken e qumeshtit, vezet, kopren e grire holle, vajin e ullirit dhe gjalpin. I perziejme te gjithe derisa te behet nje mase. Masen e heidhim mbi tepsine ku kemi vene brumin. Mbi mase hedhim me grushta miell misri dhe e hapim mbi gjithe siperfaqen e mbushjes derisa tepsia te mbulohet komplet me miell (po qe nevoja hapeni dhe me dore).  Ka shume rendesi pasi kjo eshte korja e siperme qe krijohet gjate pjekjes se pispilise. Ky mielli siper thith gjithe lageshtiren qe nxjerrin lakrat dhe keshtu krijohet peta e siperme.
E veme per te pjekur ne temperature 200 grade. Pasi kane kaluar rreth 15 min. marrim qumeshtin ose kosin e perziejme me gjalpin e tretur dhe e sperkasim ne gjithe siperfaqen e tepsise. E veme perseri te piqet derisa te perfundoje pjekja. (pra te kete marre ngjyren e kuqeremte).
Dua te them se perziejne gjalpe dhe qumesht i jep shume shkelqim dhe shije. Pas eshte pjeskur e leme te pushoje te pakten 15 minuta para se ta presim dhe ta servirim. Shkon shume me kos.

Sardele ne furre

Receta:
-500 gr sardele ( nuk kisha te fresketa,keto ishin te ngrira dhe pa koke)
-5 luge vaj ulliri
-2-3 luge uthull rrushi
-1/2 limon i prere ne feta te holla
-kripe sipas deshires (une i kripos mire)
-2-3 gjethe dafine
2-3 thelba hudher 
-pak rigon






Pergatitja:
Sardelet e pastruara i veme ne taven ku do i pjekim.
Aty shtojme me radhe kripen,piperin,vajin,uthullen,hudhrat,dafinen dhe i perziejme me dore.
Siper shperndajme edhe fetat e limonit dhe i veme te piqen ne furre ne temp. 250 grade rreth20- 30 min.
I servirim me sallate jeshile ose me lakra te egra,buke te bardhe te thekur me vaj ulliri dhe nje gote vere dhe ju befte mire nese e provoni.
Eshte nje gje e shpejte dhe shume e shijshme,sidomos kur behet me sardele te fresketa te sapo nxjerre nga deti.
Per fat te keq nuk e kam kete fat ne Austri,ketu ku une jetoj vjen shume ralle sardele e fresket,rastis ndonjehere,por ne pamundesi me bejne pune edhe sardelet e ngrira.



Si te rrisni imunitetin tuaj !




Ekziston një recetë natyrale e cila mundëson largimin e toksinave dhe krijimin e një sistemi imunitar të fuqishëm.
Vaji i ullirit ka shumë benefite  por  kombinimi me lëngun e limonit  është një “armë” më e fuqishme për të luftuar kundër viruseve  dhe bakterieve dhe i sjell energji trupit tuaj.
Gjithashtu, pastron organizmin nga toksinat dhe ndihmon në largimin e rrathëvë të zinj që krijohen nën sy. Është një recetë e mirë edhe për sistemin tretës, dhe mund të përdoret edhe për humbjen e peshës.
Receta
Përzieni një lugë të lëngut të limonit dhe 1 lugë vaj ulliri. Konsumoni këtë përzierje çdo mëngjes në lukth të zbrazët të paktën për 1 muaj. Pas konsumimit të kësaj, mund të hani mëngjes si gjithmonë.

Ushqime te pasura me Magnez














Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm për trupin, pasi ndihmon zemrën, muskujt dhe sistemin imunitar të funksionojnë. Pavarësisht kësaj, shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm nga ky mineral.
Disa nga shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit janë të përziera, të vjella, lodhje, mungesë oreksi.
Mungesë të këtij minerali zakonisht kanë personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, probleme me tretjen, si sëmundja e Chrohn-it dhe celiake, ata që marrin mjekime për zemrën ose osteoporozën.
Rreth 60% e magnezit është tek kockat, pjesa tjetër tek indet e trupit dhe vetëm 1% në gjak. Burrat duhet të marrin 400 mg magnez, ndërsa gratë 310 mg.
Këtë mineral mund të merrni duke ngrënë këto ushqime
Bajamet: 105 mg magnez në ¼ filxhan
Këto fruta të thata janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, një antioksidues që forcon sistemin imunitar dhe mban sytë të shëndetshme. Ato përmbajnë gjithashtu proteina, që ju mbajnë të ngopur, si dhe acide yndyrore omega 3 të shëndetshme për zemrën.
Farat e susamit: 100 mg magnez në 1 racion.
Këto fara janë gjithashtu të pasura me zink, që ndihmon në prodhimin e testosteronit dhe spermës tek meshkujt. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i hekurit dhe vitaminës B-6.
Farat e lulediellit: 128 mg magnez në ¼ filxhan
Këto fara janë një burim i mirë i kalciumit, mineral shumë i rëndësishëm për kockat. Ato janë të pasura gjithashtu me yndyra shumë të pangopura, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak kur i hani në sasi të moderuar.
Banane: 33 mg magnez në një banane mesatare.
Kur janë akoma jeshile, ato janë një nga burimet më të mira të niseshtes rezistente, një karbohidrat i shëndetshëm që na mbush barkun dhe përshpejton metabolizmin. Bananet sigurojnë gjithashtu një dozë të mirë të kaliumit, një mineral që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale.
Farat e kungullit: 74 mg në 1 filxhan
Këto fara janë të pasura gjithashtu me fibra, yndyra të pangopura dhe proteina.
Farat e lirit: 40 mg në një lugë gjelle
Një lugë gjelle me fara liri përmban gjithashtu më shumë se gjysmën e rekomanduar të acideve yndyrore omega 3 çdo ditë. Farat e lirit ju sigurojnë edhe doza të fibrës dhe antioksiduesit lignan.
Qumësht: 27.8 mg në 1 filxhan
Mund të keni dëgjuar për përfitimet shëndetësore të qumështit që kur keni qenë fëmijë, megjithatë ja një rishikim i shpejtë: 1 gotë qumësht siguron rreth 1/3 e sasisë së rekomanduar çdo ditë të kalciumit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e kockave. Qumështi është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, vitaminës D, proteinave dhe vitaminës B 12.
Brokoli: 51 mg magnez në ½ kupë me brokoli të gatuara
Një racion nga kjo perime përmban më shumë vitaminë C se një portokall. Studime të ndryshme gjithashtu kanë treguar se njerëzit që hanë shumë brokoli janë më pak të rrezikuar që të preken nga disa lloje kanceri, si ai i zorrës apo fshikëzës së urinës.
Bizele: 48 mg magnez në 1 kupë
Bizelet janë të pasura gjithashtu me vitaminë C, proteina, kalium dhe vitaminë A.

More