Risotto me fenkel, lule laker dhe speck




Jeni ne nje gjendje te papercaktuar. Thoni tere kohes se c'me hahet. Se c'me hahet, por nuk ja vini dot gishtin. Ose jeni ne situaten tjeter, jeni ndare jo mire nga gjysma juaj me e mire. Doni t'i jepni te kuptoje qe e shkuara eshte e kaluar. Por si ta beni kete ne menyre elegante? Futeni njehere koken tek kuzhina e gjyshes dhe hidhini nje sy kesaj fotografise. Te leshoi goja leng? E mendon si nje ftese pajtimi te mundshme? Atehere, mos perto dhe futju punes, sepse eshte jo vetem e lehte per ta gatuar. Eshte gjithashtu ekonomike. Eshte edhe origjinale (mendo nje kombinim si rrenje fenkeli dhe lulelaker). E mbi te gjitha : Eshte e shijshme.


Per ta gatuar ju duhen te gjitha ingredientet qe keni perdorur tek risotto, plus fenkel (funnel, lexo me poshte), lulelaker, speca te kuq djeges, majdanoz dhe speck. Procedura eshte gjithashtu e njejte, me keto ndryshime. Lulelakren laheni dhe ndaheni ne luleza. Hidhini te ziejne me bujonin. Po keshtu, priteni rrenjen e fenkel ne copa te vogla pasi ta keni pastruar nga gjethet, dhe hidheni te zieje ne bujon. Si fenkel ashtu edhe lulelakra i shtohen risottos me bujonin, pasi te jene zjere per rreth 10 minuta. Ne nje tigan skuqni speckun deri sa t'i jete shkrire dhjami. Vegjetarianet mund ta zevendesojne speckun me buke te thermuar dhe te skuqur. Kur risotto te jete bere gatindajeni neper pjata dhe shtojini majdanoz te grire holle, spec te kuq djeges te pastruar nga fara dhe te prere ne shirita te holle (mos harroni te lani duart para se te ferkoni syte) dhe speck te skuqur. Ju befte mire!



Kjo bima ketu, qe ne Shqiperi me rezulton e papare, quhet fenkel ne boten gjermane, funnel ne ate angleze. Kundermon dhe i ka gjethet si bima e uzos. Fenkelit i hahet rrenja. Mund te hahet e pagatuar ne sallate, si kontorno (e zjere apo e pjekur) neper meny te ndryshme, apo si ingredient.

0 commenti:

Posta un commento

More