Pite me hotdog dhe ullinj





Përbërësit:
600 gr miell
5 gr maja birre
Hot dog
Majdanoz
Piper të zi
Ullinj
Kripë
Vaj ulliri
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe djathë
Përgatitja: Zëmë brumin me majanë, pak fare sheqer, vaj dhe kripë. Shtojmë pak ujë të vakët, aq sa i duhet brumit për t’u formuar pa qenë i fortë por as shumë i butë.
E lëmë të pushojë për të paktën 30 minuta dhe e ndajmë në toptha. Hapim secilin prej tyre si petë dhe e mbushim me hot dogun e prerë në feta, ullinjtë dhe djathin. E mbyllim petën dhe i pjekim në furrë për 10-15 minuta por duke i kontrolluar me sy.

0 commenti:

Posta un commento

More