Fokaçe krokante me Parmigiano dhe arra






Për 4 copë (4-5 persona): 300g miell 0 ● 150g djathë Parmigiano të grirë ose djathë tjetër që keni ● 240ml ujë ● rigon ● 2 lugë vaj ulliri ● ½ lugë kafeje kripë ● 1 bustinë maja birre të thatë
Na duhen gjithashtu: afërsisht 1 grusht arra të qëruara ● vaj ulliri për t’i lyer sipër

Përgatitja e brumit: 
në robot ose me dorë
1.Në një tas përziejmë miellin me majanë, Parmigiano- n, shtojmë rigonin, ujin, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me dorë për 3-4 minuta. Të njëjtën procedurë do të ndjekim edhe në hedhjen e përbërësve nëse do të përdorim robotin për përgatitjen e brumit. E lëmë brumin të pushojë për 2 orë në një tas të mbuluar me letër plastike për kuzhinë larg rrymave të ajrit.
2.Pas kësaj kohe, brumin e ndajmë në 4 pjesë. Çdo pjesë e hapim të hollë me petës, në formë të zgjatur. I vendosim te tava e furrës e mbuluar më pare me letër furre (i ndajmë në 2 tava pasi janë të gjata). I lyejmë sipër me vaj ulliri dhe shpërndajmë thërrime arrash të cilat i shtypim pak me gisht te brumi. Ndezim furrën me 180° dhe kur të kemi temperature e duhur, pjekim fokaçet për 15-20 minuta. Mund t’i shërbejmë: Në çdo fokaçe vëmë pak gjethe rukole, domate qershiza të ndara në mes, proshutë krudo, feta qepe të njomë dhe së fundi i spërkasim të gjitha me pak uthull balsamike.

0 commenti:

Posta un commento

More