Shkencëtarët këshillojnë të gjithë ata persona që duan të
luftojnë sëmundjet mendore, të konsumojnë sa më shumë ushqime pikante,
veçanërisht sepse ato ndikojnë pozitivisht për jetëgjatësinë.
Janë shkencëtarët e universitetit të Harvard-it, ata të
cilët kanë zhvilluar një studim masiv ku janë përfshirë rreth gjysmë milionë
kinezë, dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet me erëza djegëse, duhet
konsumuar, sepse ndihmojnë edhe në rritjen e jetëgjatësisë.
Specat djegës të kuq përmbajnë një përbërës të njohur si
“apigenin”, i cili ndikon në forcimin e lidhjes mes qelizave të trurit.
Ky
përbërës ul rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundje si Alzheimer, Parkinson dhe
disa çrregullime mendore ndër të cilat dhe skizofrenia.
Një tjetër përbërës që gjendet me shumicë tek specat djegës
të kuq, ka një efekt pozitiv në metabolizëm dhe ul rrezikun e një sërë
sëmundjesh me 14%, duke përfshirë edhe kancerin.
0 commenti:
Posta un commento