Për 35-40
bombica nevojiten:
700gr
biskota të bluara
500ml
qumësht
250gr
margarinë (gjalpë)
5 lugë
gjelle kakao
200gr kokos
5 lugë
gjelle sheqer
Përgatitja:
Së pari
biskotat i vëmë në një enë të thellë dhe pastaj i hedhim 5 lugë kakao dhe 5
lugë sheqer e i përziejm. Pastaj margarinën e shkriejm së bashku me 500ml
qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi biskotat e bluara e pastaj i përziejm deri
sa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të
bluara). Në fund i marrim biskotat i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejm
me kokos nga të gjitha anët një nga një. Vendosen në tepsi dhe lihen për 1 ose
2 orë që të forcohen pak.
0 commenti:
Posta un commento