Përbërësit:
1 kg patate
400 gr salsiçe të freskëta
150 gr gjalpë
Panë 3 kuti
1 të bardhë veze
50 gr parmixhan të grirë
Pak verë të bardhë
30 gr bukë të grirë
Hudhër
Sherbelë
Arrë
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastroni dhe zieni patatet. Hiqini lëkurën dhe shtypini për
t’i shndërruar në pure. Shtojini puresë pak gjalpë, arrë dhe panën. Rregulloni
shijen me kripë e piper. Hidhni po aty të verdhat e vezëve dhe djathin e grirë
parmixhan.
Rrihni të bardhat vezëve veç dhe vijoni t’ia shtoni puresë
duke e përzier vazhdimisht.
Gjysmën e masës së puresë, shtrojeni në një tavë ku
keni vendosur më parë pak bukë të grirë.
Pastroni salsiçen nga lëkura,
copëtojeni dhe kaurdiseni në një tigan me pak hudhër dhe sherbelë.
Shuajeni me
verën e bardhë dhe pasi të ketë avulluar alkooli, hiqeni nga zjarri.
Vendoseni mbi shtresën e puresë dhe shtoni shtresën tjetër
të saj. Sipër mund të shtoni pak bukë të grirë dhe nëse ju ka tepruar, pak
parmixhan.
Shijen me kripë dhe piper e rregulloni sipas preferencës. Piqeni në
furrën e ngrohur më parë për rreth 30 minuta.
0 commenti:
Posta un commento