Përbërësit
300 gr
patate
300 gr
biskota të bluara
200 gr
çokollatë për zierje
140 gr
margarinë
200 gr
sheqer pluhur
2 lugë rum
1 lugë
kakao
1 lugë vaj
Udhëzimet:
Patatet i
qërojmë ziejmë në ujë të bollshëm, dhe i kullojmë. Patatet i ndrydhim në pure
derisa janë të nxehta, shtojmë 100 gr çokollatë dhe 100 gr margarinë. Përziejmë
derisa të shkrihen çokollata dhe margarina(dhe kjo do të ndodhë së shpejti pasi
masa është e nxehtë).
Në këtë
përbërje shtojmë biskotat e bluara, sheqerin pluhur, kakaon dhe rumin. Masën e
përziejmë mire, e shtrijmë në një kallëp drejtkëndëshi dhe rrafshojmë mire.
Pasi të ftohet e presim në katrora sipas dëshirës. Ne ndërkohë shkrijmë 100 gr
cokollate,40 gr margarinë dhe 1 luge vaj. Katrorat e prera do t’i kalojmë nëpër
përzierjen e çokollatës dhe e i leme të ftohen mirë në frigorifer.
0 commenti:
Posta un commento