Lazanjë patëllxhanesh me gjizë dhe proshutë










Përbërësit: Patëllxhan (mjaftueshëm për një tavë) Domate të pjekura mirë Gjizë të ëmbël Proshutë Kripë, piper Borzilok Hudhër Vaj ulliri
Përgatitja: Pastroni dhe prisni patëllaxhanët në feta. Piqni secilën dhe lërini mënjanë. Gatuani doamtet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubikë, në vaj ulliri, duke i shtuar erëza e hudhër. Shtroni në një tavë shtresën e parë me patëllxhane, një shtresë domate, proshutë dhe më pas gjizë. Përsëriteni veprimin dhe mbylleni tavën me një shtresë patëllxhani.

Pite me hotdog dhe ullinj





Përbërësit:
600 gr miell
5 gr maja birre
Hot dog
Majdanoz
Piper të zi
Ullinj
Kripë
Vaj ulliri
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe djathë
Përgatitja: Zëmë brumin me majanë, pak fare sheqer, vaj dhe kripë. Shtojmë pak ujë të vakët, aq sa i duhet brumit për t’u formuar pa qenë i fortë por as shumë i butë.
E lëmë të pushojë për të paktën 30 minuta dhe e ndajmë në toptha. Hapim secilin prej tyre si petë dhe e mbushim me hot dogun e prerë në feta, ullinjtë dhe djathin. E mbyllim petën dhe i pjekim në furrë për 10-15 minuta por duke i kontrolluar me sy.

Kërpudha të mbushura




Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t’u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë
Përbërësit:
▪ 6 kërpudha (të mëdha)
▪ 3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
▪ gjysmë kokërr qepë (e grirë)
▪ 1 filxhan djathë Mocarela
▪ 1 thelbi hudhër
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
▪ kripë
▪ piper
▪ pak majdanoz (i grirë)
▪ pak bukë (e thekur, e grirë)
Përgatitja:
Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.
Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.
Pasi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhuani sipër kërpudhave
Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Fokaçe krokante me Parmigiano dhe arra






Për 4 copë (4-5 persona): 300g miell 0 ● 150g djathë Parmigiano të grirë ose djathë tjetër që keni ● 240ml ujë ● rigon ● 2 lugë vaj ulliri ● ½ lugë kafeje kripë ● 1 bustinë maja birre të thatë
Na duhen gjithashtu: afërsisht 1 grusht arra të qëruara ● vaj ulliri për t’i lyer sipër

Përgatitja e brumit: 
në robot ose me dorë
1.Në një tas përziejmë miellin me majanë, Parmigiano- n, shtojmë rigonin, ujin, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me dorë për 3-4 minuta. Të njëjtën procedurë do të ndjekim edhe në hedhjen e përbërësve nëse do të përdorim robotin për përgatitjen e brumit. E lëmë brumin të pushojë për 2 orë në një tas të mbuluar me letër plastike për kuzhinë larg rrymave të ajrit.
2.Pas kësaj kohe, brumin e ndajmë në 4 pjesë. Çdo pjesë e hapim të hollë me petës, në formë të zgjatur. I vendosim te tava e furrës e mbuluar më pare me letër furre (i ndajmë në 2 tava pasi janë të gjata). I lyejmë sipër me vaj ulliri dhe shpërndajmë thërrime arrash të cilat i shtypim pak me gisht te brumi. Ndezim furrën me 180° dhe kur të kemi temperature e duhur, pjekim fokaçet për 15-20 minuta. Mund t’i shërbejmë: Në çdo fokaçe vëmë pak gjethe rukole, domate qershiza të ndara në mes, proshutë krudo, feta qepe të njomë dhe së fundi i spërkasim të gjitha me pak uthull balsamike.

Waffles me proshutë dhe djathë






Përbërësit:
1 kg patate
400 gr salsiçe të freskëta
150 gr gjalpë
Panë 3 kuti
1 të bardhë veze
50 gr parmixhan të grirë
Pak verë të bardhë
30 gr bukë të grirë
Hudhër
Sherbelë
Arrë
Kripë, piper

Përgatitja:
Pastroni dhe zieni patatet. Hiqini lëkurën dhe shtypini për t’i shndërruar në pure. Shtojini puresë pak gjalpë, arrë dhe panën. Rregulloni shijen me kripë e piper. Hidhni po aty të verdhat e vezëve dhe djathin e grirë parmixhan.

Rrihni të bardhat vezëve veç dhe vijoni t’ia shtoni puresë duke e përzier vazhdimisht. 

Gjysmën e masës së puresë, shtrojeni në një tavë ku keni vendosur më parë pak bukë të grirë.

 Pastroni salsiçen nga lëkura, copëtojeni dhe kaurdiseni në një tigan me pak hudhër dhe sherbelë.

 Shuajeni me verën e bardhë dhe pasi të ketë avulluar alkooli, hiqeni nga zjarri.


Vendoseni mbi shtresën e puresë dhe shtoni shtresën tjetër të saj. Sipër mund të shtoni pak bukë të grirë dhe nëse ju ka tepruar, pak parmixhan. 

Shijen me kripë dhe piper e rregulloni sipas preferencës. Piqeni në furrën e ngrohur më parë për rreth 30 minuta.

Ushqimi që zgjatë jetën




Shkencëtarët këshillojnë të gjithë ata persona që duan të luftojnë sëmundjet mendore, të konsumojnë sa më shumë ushqime pikante, veçanërisht sepse ato ndikojnë pozitivisht për jetëgjatësinë.

Janë shkencëtarët e universitetit të Harvard-it, ata të cilët kanë zhvilluar një studim masiv ku janë përfshirë rreth gjysmë milionë kinezë, dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet me erëza djegëse, duhet konsumuar, sepse ndihmojnë edhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Specat djegës të kuq përmbajnë një përbërës të njohur si “apigenin”, i cili ndikon në forcimin e lidhjes mes qelizave të trurit. 

Ky përbërës ul rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundje si Alzheimer, Parkinson dhe disa çrregullime mendore ndër të cilat dhe skizofrenia.

Një tjetër përbërës që gjendet me shumicë tek specat djegës të kuq, ka një efekt pozitiv në metabolizëm dhe ul rrezikun e një sërë sëmundjesh me 14%, duke përfshirë edhe kancerin. 

Kek gështenjash




Përbërësit:
400 gr miell
gështenjash ¼
l qumësht
50 gr sheqer
20 gr stika pishe
Rozmarinë
Vaj
Kripë
Sipas dëshirës mund të përdorni edhe gështenja të plota
Përgatitja: Në një enë, bashkoni miellin e gështenjave me qumshtin dhe dy gota ujë të ftohtë. Punojeni brumin deri sa të përftoni një masë të ngjashme me atë të krepave por më të trashë. Shtoni sheqerin, tri lugë gjelle vaj dhe pak kripë. Hapni pak vaj në tavën ku do piqni kekun dhe hidni brumin me trashësi rreth 2 cm. Brenda brumit, me dëshirë, mudn të shtoni gështenja të ziera e të pastruara dhe stika pishe. Moss harroni rozmarinën dhe sipërfaqen e kekut mbulojeni me stika. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 40 minuta. Shijon më shumë nëse konsumohet e ftohtë.

Tortë me biskota





Përbërësit:
1 qese krem vanilje,
1 qese krem çokollate,
1 qese krem karameleje,
2 pako biskota,
1 çokollatë dhe qumësht për përgatitjen e kremit (masa tregohet në qese).
Përgatitja:
Marrim një tepsi dhe shtrojmë një shtresë me biskota, nga lart i hedhim kremin e përgatitur të vaniljes. Pastaj një shtresë tjetër prapë me biskota me pas kremin e çokollatës, shtrojmë shtresën e fundit me biskota dhe nga lartë hedhim kremin e karameles. I grijmë çokollatën nga lartë dhe pak biskota të thërrmuara.
E mbulojmë dhe e lëmë tërë natën në frigorifer.

Tortë me çokollatë milka





Perberesit:
1 l qumesht
10 luge sheqer
3 pudinga vanilje
300 gr cokollate milka
100 gr cokollate milka e bardhe
500 ml ajke e embel(hopla per embelsira ose krem pana)
biskota plazma ose pishkote
Udhezimet:
Ne nje ene veme qumeshtin te vloj.
Me pare ndajme nje gote qumesht qe te perziejme pluhurin e pudingave dhe sheqerin ne te.
Pasi vlon qumeshti shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa te trashet mire kremi i pudinges duke mos lene te formohen kokerrza.
Kremin e pudinges e ndjame ne dy ene vecmas.

Ne njeren ene shtojme cokollaten e kafte dhe perziejme derisa te shkrije cokollata.
Ne pjesen tjeter shtojme cokollaten e bardhe dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata.
Kremerat e pergaditura i leme te ftohen te mbuluara me folie plasmasi qe gjate ftohjes te mos formojne shtrese persiper.

Tanim perziejme ajken e embel derisa te trashet.Marim nga ajka ¼ e kremit dhe shtojme tek enea me pudingen dhe cokollaten e kafte,kurse ¼ e ajkes shtojme tek ena me pudingen dhe cokollaten e bardhe.

Qe te dyja kremerat i perziejme mire.Ka mbetur dhe gjysma e ajkes se embel e perzier me ngjyre te bardhe.

Ne nje ene te thelle shtrojme folie plastmasi dhe anash.Ne po ate ene qesim nga kremi me cokollate te bardhe dhe nga kremi me cokollate te kafte.Rrafshojme mire derisa te shtrihet masa duke perzier me shume kujdes(ndodh qe perzihen shtresat por nuk eshte ndonje gje e madhe).
Tanim mbi shtresen me cokollatat dhe pudingat qesim masen e ajkes se embel me ngjyre te bardhe dhe rrafshojme.

Persiper vejme prap nga kremrat me cokollate.

Krejt persiper shtrijme biskota plazma ose pishkote derisa te mbulohet krejt siperfaqja e tortes.
Mbulojme me folie plastmasi dhe enen veme ne frigorifer per disa ore.
Pastaj largojme ene nga frigoriferi dhe kthejme permbys,ne menyre qe shtresa me biskotat te mbetet ne fund.
Tashme torta duhet te jete formesuar mjaftueshem dhe dekorojme sipas deshires.

Krofne e shijshme





Krofnet është një lloj embëlsire që përgatitet me miell, qumësht, vezë dhe mund të mbushet në brendësi, me reçel, çokokrem, çokollatë apo sheqer pluhur.
Përbërësit
500 ml qumësht
5 lugë sheqer
1 lugë kripë
4 kokrra vezë
Vaj misri
I kg miell
Maja buke
Sheqer pluhur
Reçel ose çokollatë
Përgatitja
Si fillim do të përgatisim brumin. E përziejmë majanë e bukës me pak qumësht . Më pas hedhim 4 të verdhat e vezëve duke shtuar sheqerin dhe pak kripë. Shtojmë miellin dhe të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me njëra-tjetrën, derisa brumi të formohet dhe mos të ngjisë. Brumin e përgatiur e vendosim në një enë dhe pasi e mbulojmë, do të presim derisa të vijë. Kur brumi të këtë ardhur, e ngjeshim brumin me pak ujë. E fusim brumin edhe njëherë në enë dhe e mbulojmë. Presim pak, derisa brumi të jetë gati, në mënyrë që të hapim petët. Për të hapur petët, brumit i shtojmë pak miell të thatë. Mund të përdorim një gotë, për ti dhënë petave formë të rrubullakët dhe pasi i kemi bërë në formë të tillë, i mbulojmë për gati 40 minuta. Në tigan, hedhim vaj dhe i vendosim krofnet për t’u skuqur. Mund t’i mbushni brenda me reçel, marmaladë ose çokollatë, sipas dëshirës. Pjesës së sipërme të krofnes, mund t’i shtoni sheqer pluhur.

Gurabija me kafe turke





Përbërësit:
250 gr margarinë
1/2 gotë uji vaj
150 gr sheqer pluhur
2.5 gota uji miell
200 gr niseshte
1 luge gjelle kafe turke
2 luge gjelle kakao
1 pluhur për pjekurinë

Përgatitja:
Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit dhe në fund i shtojmë miellin pak nga pak dhe formojmë një masë brumi jo të butë (derisa mos të ngjitet për duar). Më pas në një tepsi të lyer me yndyrë radhitim gurabija ne formë rrumbullake (pak si vezake) dhe në mes për së gjati i bëjmë një vijë me bishtin e lugës së drurit. I pjekim në furrë të ngrohur më parë me 180*C për 20 minuta.

Ëmbëlsirë e shpejtë


Një recetë e lehtë dhe e shijshme!
Përbërësit:
4 filxhan çaji miell,
2 filxhan çaji sheqer,
3 vezë,
2 lugë gjellë kakao,
1 pecivë,
1 filxhan kafeje vaj,
2 filxhan çaji ujë.
Për mbushje:
Puding vanilje,
sheqer pluhur.
Për dekorim:
pak gjalpë,
200 gr çokolatë.
Përgatitja:
Në një enë përziejm vezët me sheqerin më pas hedhim vajin dhe ujin dhe në të shtojmë miellin të përzier me kakaon dhe peciven (duhen të përzihen mirë që të mos mbeten kokrriza kakao).
E hedhim në tepsi dhe e pjekim në furrë të nxehtë me 180 °C për 30 minuta, gjithmonë duke e provuar me thikë pjekjen e saj.
Ndërkohë derisa të pjeket torta bëjmë përgatitjen e kremit të vaniljes sipas udhëzimeve që shkruan në pako dhe e leni menjanë pastaj merrni tortën që duhet të jetë e ftohur dhe sipër i’a hedhim të gjithë kremin e vaniljes dhe e rrafshojmë mirë dhe e fusim në frigorifer që të ftohet për 30 min.
Dekorimin e tortës e bëjmë me çokollatë të shkrirë në avull dhe me pak gjalpë.

Petulla me qumësht

;




Përbërësit:
2 gota qumësht
2 lugë gjalpë
5 lugë gjelle sheqer
2 lugë çaji maja
2 vezë
Miell deri sa të bëhet brumi si për burek

Përgatitja:
Pas e bëni brumin e leni të pushojë për 30 minuta. Pastaj e hapë brumin në një petë afro 5mm të trashë dhe me ndihmën e gotës në forma rrethore e prejmë petën. Format e petullave i vendosim në një mbulesë dhe i lëmë të rrinë rreth 30 minuta. Pastaj pjeken në zjarr të ngadaltë në vaj të bollshëm.

Bombica (Receta)




Për 35-40 bombica nevojiten:

700gr biskota të bluara
500ml qumësht
250gr margarinë (gjalpë)
5 lugë gjelle kakao
200gr kokos
5 lugë gjelle sheqer


Përgatitja:


Së pari biskotat i vëmë në një enë të thellë dhe pastaj i hedhim 5 lugë kakao dhe 5 lugë sheqer e i përziejm. Pastaj margarinën e shkriejm së bashku me 500ml qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi biskotat e bluara e pastaj i përziejm deri sa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të bluara). Në fund i marrim biskotat i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejm me kokos nga të gjitha anët një nga një. Vendosen në tepsi dhe lihen për 1 ose 2 orë që të forcohen pak.

Ëmbëlsirë më ndryshe – me patate





Përbërësit

300 gr patate
300 gr biskota të bluara
200 gr çokollatë për zierje
140 gr margarinë
200 gr sheqer pluhur
2 lugë rum
1 lugë kakao
1 lugë vaj

Udhëzimet:

Patatet i qërojmë ziejmë në ujë të bollshëm, dhe i kullojmë. Patatet i ndrydhim në pure derisa janë të nxehta, shtojmë 100 gr çokollatë dhe 100 gr margarinë. Përziejmë derisa të shkrihen çokollata dhe margarina(dhe kjo do të ndodhë së shpejti pasi masa është e nxehtë).

Në këtë përbërje shtojmë biskotat e bluara, sheqerin pluhur, kakaon dhe rumin. Masën e përziejmë mire, e shtrijmë në një kallëp drejtkëndëshi dhe rrafshojmë mire. Pasi të ftohet e presim në katrora sipas dëshirës. Ne ndërkohë shkrijmë 100 gr cokollate,40 gr margarinë dhe 1 luge vaj. Katrorat e prera do t’i kalojmë nëpër përzierjen e çokollatës dhe e i leme të ftohen mirë në frigorifer.

Speca të mbushur me kërpudha
























Përbërësit:
▪ 8 speca
▪ 200 g kërpudha
▪ 500 g grurë
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 100 g domate
▪ 300 g presh
▪ gjysmë luge piper të kuq të ëmbël


Përgatitja:
Grini imët preshin dhe kërpudhat, ndërkaq domatet prisni në formë katrori.
Marinoni hudhrën dhe piperin dhe shtoni grurin e bluar dhe të zier më parë.
Shtoni erëza sipas shijes, pak borzilok dhe me këtë përzierje të përgatitur mbushni specat.

Palosni në tepsi për pjekje, mbuloni me folie dhe piqni 30 minuta në 180 gradë.

More