Gjel i mbushur me gështenja




Përbërësit: 
Gjel 1 copë
Geshtënja 1 kg
Rosmarinë 100 g
Kripë sipas dëshirës
Piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim gjelin dhe e pastrojmë nga lëkura e tepërt, qërojmë gështenjat e pjekura, i marinojmë me kripë e piper dhe mbushim gjelin, pastaj e lidhim te krahët dhe këmbët, në mënyrë që të ruajë formën e duhur. E skuqim në tigan derisa të marrë ngjyrë të praruar, e vendosim në tavë, duke vendosur poshtë tij një letër furre, e lyejmë më majonezë, e fusim në furrë në 180°C dhe e lemë për 30 minuta, duke e lyer herë pas here me majonezë me anë të një peneli,në tiganin që kemi skuqur pulën hedhim gështenjat e mbetura dhe pak lëng pule dhe i lemë të zbuten. Pasi nxirret gjeli nga furra, i vendosim poshtë tavës dhe lëngun ia hedhim gjelit sipër.

0 commenti:

Posta un commento

More