Një pjatë sa e bukur për syrin, aq edhe e shijshme.
Nuk do shumë kohë dhe mjafton për të stolisur dhe shijuar në tryezë.
Përbërësit
- 600 gr patate (të vogla)
- 14 petë të gatshme (brumi)
- gjalpë
- kripë
- trumëz
Përgatitja
1
Lani patatet dhe prejini në feta shumë të holla, pasi t’u keni hequr lëkurën. Shpëlajini fetat e patateve në ujë dhe mblidhini ato në një tas. Prejini përgjysmë.
2
Hapni petët e holla të gatshme të brumit, një pas një. Prejini në shirita, por jo shumë të holla, në mënyrë që të palosen më dysh.
3
Vendosni deri në gjysmë të shiritit, copat e prera të patatave, duke i radhitur, në mënyrë të tillë që kur t’i palosni, pjesa e prerë e patates të jetë te vija e palosjes.
4
Më pas, lyejini me gjalpë me një furçë, shtoni kripë dhe formoni trëndafila të vogjël, duke i rrotulluar shiritat e brumit, bashkë me patatet në mes.
5
Lyeni me gjalpë dy tepsi të rrumbullakta (diametër 16 cm) dhe vendosni trëndafilat me radhë, duke i mbyllur mirë dhe puthitur me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos hapen.
6
Piqini në tabaka në 190 °C për rreth 30 minuta. Shërbejini trëndafilat me kripë dhe trumzë.
0 commenti:
Posta un commento