Perberesit per krepa te kripur
- 250gr miell
- 1/2 liter qumesht
- 40gr gjalp
- 3 veze
- pak kripe
Perberesit per krepa te embel
- 250gr miell
- 1/2 liter qumesht
- 40gr gjalp
- 3 veze
- 60gr sheqer
- 1 bustine vanilje
- pak kripe
- pak kanelle (fakultative)
Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel),pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza. Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.
Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire .
Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.
Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur. *Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes
0 commenti:
Posta un commento