Emri i recetes derivon nga torte-jo(torta no) per te thene se nuk eshte nje torte aspak e thjeshte,por e shijshme dhe komplete.Mund te haet si e ngrohte ashtu dhe e ftohte.
RECETA PER 8 PERSONA:
- 1kg miell
- 2 pako maja birre
- gjalpe ose sallo 100gr
- parmigiano(lloj djathi qe mund ta zevendesoni me kaçkavall)
- 400 gr djathera te tipeve te ndryshem qe dispononi(provolone,emmental,fontina, pecorino etc)
- 300gr sallam
- 3 veze
- kripe
- piper
perziejme majane me 40ml uje te ngrohte,pasi te tretet mire e bashkojme me 100gr miell(pra jo gjithe sasine e miellit)
Punojme brumin mire dhe e leme te vije per 30'
ne nje ene,vendosim mjellin mbetur ne forme shatrivani dhe hapim nje grope ne mes.Brenda hedhim:80gr gjalpe te shkrire,kripe piper dhe brumin e ardhur,perziejme pak dhe bashkojme parmigianon ose djathin kaçkavall.Punojme mire brumin derisa te na formohet nje mase homogjene.Vazhdojme ta punojme energjikisht akoma per 10'.
E mbulojme brumin me nje picete te njome dhe e leme te vije derisa te dyfishoje vellimin.
2-ziejme ne nje ene vezet per 7-8' pastaj i ftohim dhe i qerojme.Presim te gjitha copat e djathit dhe te sallamit ne kube te vogla
Marim nderkohe brumin dhe e hapim me pets deris te kemi nje flete me trashesi 1mm.Shperndajme ne gjithe gjeresine e petes ingredientet e mesiperm te prera ne kube.e rrotullojme peten paksa te shtrenguar,jo te lire dhe pasi te kemi perfunduar mbeshtjelljen e vendosim ne nje tepsi si ajo per çambela,shihni figuren,te lyer me gjalpe.Mbulojme perseri brumin me nje picete te njome dhe e leme te vije per 2 ore3-pjekim torta-jo ;) ne nje furre te nxehte 180° per 60'.
0 commenti:
Posta un commento