Përbërësit
- 1 lakër (e bardhë)
- 6 feta proshutë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle kripë
- 1/8 lugë çaji piper i kuq
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1/2 lugë çaji pluhur qepe
- 1/2 lugë çaji pluhur hudhre
Përgatitja
1
Pastroni lakrën dhe prejeni atë në feta mesatare.
2
Më pas qëroni hudhrat dhe qepën dhe prejini edhe ato në feta.
3
Vendosni një tigan në zjarr dhe në të hidhni fetat e proshutës. Gatuajini për rreth 10 minuta.
4
Shtoni në të qepën dhe hudhrat dhe tiganisini edhe për rreth 10 minuta të tjera, derisa qepët të formë të karamelizuar.
5
Hidhni lakrën dhe vazhdoni t’i gatuani edhe për 10 minuta së bashku.
6
Rregullojini me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhrën dhe qepën pluhur. Përziejini ngadalë dhe ulni ndërkohë zjarrin.
7
Mbulojini me një kapak dhe lërini të gatuhen për rreth 30 minuta.
8
Më pas, janë gati për t’u shërbyer.
0 commenti:
Posta un commento