Pasta Flora




Përbërësit: 2 filxhanë gjalpë (ose vaj), 2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë kos, 1 ose 2 kokrra vezë, një gjysëm luge kafeje me sodë buke, miell, reçel (sipas dëshirës).


Përgatitja: Marrim një enë (një tas mesatar) hedhim në të fillimisht gjalpin e shkrirë (jo shumë të nxehtë), pastaj hedhim sheqerin dhe i përziejmë mirë e mirë, më pas shtojmë kosin dhe pas kosit hedhim vezët... pasi i përziejmë të gjitha këto, hedhim pak sodë buke dhe hedhim pak nga pak miellin derisa të krijohet një masë brumi (as shumë i fortë as i hollë) pra i gatshëm për t'u hapur me okllai... më pas brumin e hapin në formë vezake në tavolinë me trashësi 1cm (afërsisht), pastaj petën e lyejmë me reçel (fiku, molle, kumbulle, qershie etj), pra çfarëdolloj reçeli, madje dhe me çokokrem del shumë i mirë, mbushje gjithashtu mund t'i shtoni edhe përbërës të tjerë si arra, lajthi, bajame, fruta të ndryshme etj, vetëm kujdes mos e lyeni shumë tek cepat sepse derdhet... Më pas e mbledhim me kujdes në formë roleje duke i mbyllur cepat me kujdes që mos të derdhet reçeli ose të mos çahet gjatë pjekjes... E vendosim në një tepsi (drejtkëndëshe do ishte më mirë) të lyer me gjalpë ose vaj, e fusim në furrë me temp 150°C për 20-25 min...
Pasi ta nxirrni nga furra lëreni pak të ftohet (ndërkohë vendosini një copë sipër që të zbutet), pastaj ndajeni me feta në formë rrethore... Ju bëftë mirë!

0 commenti:

Posta un commento

More