Tortë me çokollatë dhe banane

























Përbërësit për tortën:
  • 400 g sheqer
  • 245 g miell
  • 75 g kakao
  • 1 lugë e gjysmë e mesme pluhur për pjekje
  • 1 lugë e gjysmë e mesme sodë buke
  • Pak kripë
  • 2 vezë
  • 2 banane të shtypura
  • 240 ml ujë i ngrohtë
  • 120 ml qumësht
  • 120 ml vaj luledielli
  • 1 lugë e gjysmë e mesme ekstrakt vanilje

Për kremin:
  • 227 g çokollatë e prerë në copa të vogla
  • 180 ml hopla
  • 15 g gjalpë

Përgatitja:
1. Nxhni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni sheqerin, miellin, kakon, pluhurin për pjekje, sodën dhe kripën. Largojini  anash.

2. Në një enë tjetër të madhe, përzijini vezët, bananet e shtypura, ujin, qumështin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni produktet e lëngshme tek ato të thatat dhe përzieni deri sa të jetë kombinuar gjithçka.

3. Hidheni këtë brum (mund t’ju duket pak i lëngshëm por ashtu duhet të jetë) në një enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe miell ose me letër për pjekje. Piqeni për 35- 40 minuta.

4. Nxejeni hoplën dhe gjalpën në një tenxhere deri sa të fillojë të vlojë. Hidheni mbi çokollatë dhe përzjeni deri sa të shkrihet komplet.


5. Kur të ftohen të dyjat dhe të vijnë në një temperaturë dhome, hidheni kremin mbi tortë.

Tortë Moka me çokollatë






















Përbërësit:
  1. 175g gjalpë
  2. 175g sheqer
  3. 150g miell
  4. pluhur për pjekje
  5. 25g kako
  6. 1 lugë gjelle uje e përzier me 1 lugë gjelle Nescafe
  7. 3 vezë
Filli:
  • 50g gjalpë
  • 1 lugë e mesme Nescafe në 1 lugë të mesme ujë
  • 1 lugë e madhe kakao
  • 75g sheqer pluhur
Përgatitja:
  • Ndizni furrën në 180C. Përzini me mikser gjalpën dhe sheqerin. Shtoni kafenë dhe vezët. Futeni brenda edhe miellin së bashku me kakao.
  • Ndani brumin në dy tepsi të ndryshme. Piqeni për 20-25 minuta në furrë.
  • Për fillin, përzini me mikser gjalpën deri sa të zbardhet. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve. Shpërndajeni në njërën nga tortat kur të ftohen. Kthejeni tjeter mbrapsht kështu që pjesa e lartme të prekë fillin. Zbukurojeni me çokollatë të shkrirë.

Petulla me nutella






Përbërësit
  • Gjysmë kavanozi me nutella
  • 2 gota miell
  • 4 lugë sheqer
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë gjalp
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan qumësht

Përgatitja:
  • Fillimisht merrni kavanozin e nutellës dhe hidheni nutelën në një tas, në formë rrumbullake, të ngjashme me disqe. 
  • Pasi ti keni dhënë një formë të tillë, tavën futeni në frigorifer dhe lëreni nutelën të ngrijë pak derisa të përgatisni petullat.
  • Në një tas qelqi përzieni miellin, qumshtin, sodën, sheqerin dhe vezën. Pasi ti keni trazuar mirë më njëra – tjetrën, nxeheni tiganin dhe shkrini në të pak gjalp, në mënyrë që petullat mos të ngjiten. 
  • Hidhni një masë nga brumi i rrahur, i përgatitur dhe më pas duke vepruar shpejt hidhni sipër një prej shtresave të nutellës, që kishit vendosur në frigorifer. 
  • Pasi të keni vënë shtresën e nutellës, hidhini sipër përsëri brum të rrahur. 
  • Lëriji të piqet mirë, derisa të ketë marrë ngjyrë dhe kështu veproni edhe për të përgatirur petullat e tjera. Në fund, sipas dëshirës,mund ti shoqëroni petullat me luleshtrydhe.

Petulla amerikane

























Përbërësit:
  • 250ml qumësht
  • 125g miell
  • 1 vezë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë të vogël kripë
  • 2 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
  • 4 lugë të mesme pluhur për pjekje




Përgatitja:
  • Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të madhe.
  • Nxeni paraprakisht një tigan të madh në temperaturë të lartë. Duke përdorur një garuzhdë, derdheni masën në tigan.
  • Sipërfaqja do fillojë të fluskojë. Kur shumica e fluskave të kenë shpërthyer (rreth 3 minuta) ktheni petullën dhe lëreni të gatuhet edhe për 2-3 minuta të tjera.

Cheesecake çokollate pa pjekje























Përbërësit:
  • 150g biskota
  • 45g gjalpë
  • 110g sheqer
  • 120ml krem për rrahje
  • 150g çokollatë e zezë, e shkrirë dhe e ftohur
  • 2 lugë gjelle kako i përzier me pak ujë të ngrohtë
  • 200g djath kremoz
Përgatitja:
  • Thërrmoni biskotat dhe përzini me gjalpën e shkrirë dhe një lugë gjelle nga sheqeri. Shtypeni në një enë për tortë 18cm dhe futeni në frigorifer.
  • Rraheni kremi deri sa të jetë ende i butë. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe pastaj perzierjen e kakaos. Përzini mirë  dhe lërini anash.
  • Rrihni djathin kremos dhe pjesën e mbetur të sheqerit bashkë. Përzini me delicatesë edhe masën e çokollatës brenda.
  • Shpërndani në enën për tortë ku kishim biskotat. Futini në ngrirje për rreth një orë.
  • Futeni në frigorifer për 30 minuta dhe servoni.

Rolladë Raffaello























Përbërësit për piten:
  • 6 vezë
  • 6 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekurina
  • Përbërësit për fillin:
  • 1 kese puding vanile
  • 500 ml qumësht
  • 4 lugë sheqer
  • 125 gr margarin
  • 7 lugë kokos

Përgatitja:
  • Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer. Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë. Përziejmë mirë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.
  • E pjekim në temperaturë 180*C rreth 15 minuta.Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lejmë anash që të ftohet.

Në ndërkohë përgatisim fillin:
  • Ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër.Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin.Përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolatën.
  • Këshillë: Mund ta dekoroni me vishnje ose me banane.


Ju bëftë mirë!

Kek me arra


























Përbërësit:
  • 3 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë gjelle kakao
  • 1 filxhan kafeje me arra
  • Çokollatë garniture dhe sodden
Përgatitja:
  • Në një tas qelqi hedhim vezët me sheqerin, i rrahim mire dhe më pas shtojmë vaj, ullirin, qumështin dhe sodden.
  • Në një enë tjetër hedhim pak nga brumi i përgatitur përpara në të hedhim kakaon.
  • Marrim një formë keku, e lyejmë me pak vaj ulliri dhe me pak miell
  • Më pas në formën e hedhim brumin e verdhë me pas brumin e përzier me kakao, më pas prap brumin e verdhë… E fusim në furr në 170 gradë.
  • Pasi është pjekur në një enë qelqi hedhim çokollatën të shkrijë dhe arrat, me këtë shurup e mbulojmë kekun.


Tortë japoneze me vetëm tre përbërës
























Përbërësit:
  • 120g krem djathi të pakripur
  • 120g çokollatë të bardhë (mund të përdorni edhe të zezë nëse dëshironi)
  • 3 vezë
Përgatitja:
·         Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha.
·         Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120g të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni atë mbi avull.
·         Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë.
·          Më pas, shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe përzieni të gjitha së bashku.
·         Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm dhe yndyroseni atë. Hidheni përzierjen në të.
·         Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe mbusheni me pak ujë. Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170 gradë.
·         Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë.
·         Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë.



Shikojeni me video se si përgatitet kjo tortë:



Roladë zvicerane me çokollatë













Përbërësit: 

Për tortën:

  1. 6 vezë, të ndara
  2. 170g sheqer pluhur
  3. 60g kakao
  4. Për fillin:
  5. 225g sheqer pluhur
  6. 85g gjalpë, në temperaturë dhome
  7. 1 lugë e madhe ujë
  8. 40g kakao, i situr


Përgatitja:

Për tortën:

  • Ndizeni furrën në 180C. Në një enë, rrihni të bardhat e vezës deri sa të shkumojë. 
  • Në një enë tjetër, rrihni të verdhat e vezës së bashku me sheqer pluhurin deri sa të jetë kremoze dhe të zbardhet.
  • Shtoni edhe kakaon dhe pastaj ngadalë përzini edhe të bardhat e vezës në këtë masë, deri sa të jetë përzier mirë.
  • Transferoni masën në enën për pjekje dhe shpërndani barabartë.
  •  Pjekeni në furrë për 20 minuta.
  • Në një sipërfaqe të rrafshët, shtrini një letër për pjekje dhe vendosni një sasi të vogël sheqer pluhuri. 
  • Vendoseni roladën zvicerane në letër. Vendosni edhe një letër tjetër mbi dhe filloni ta mbështillni.
  •  Lëreni të ftohet.

Për fillin:

  • Kombinoni përbërësit deri sa të jetë kremoze.
  • Me kujdes, çmbështilleni tortën dhe shpërndani fillin në brendësi, duke e lënë një hapësirë 3cm në fund.
  • Duke e përdorur letrën nën tortë si ndihmë, mbështilleni përsëri tortën.
  • Dekoroni me sheqer pluhur, pritni dy fundet me thikë. Priteni dhe shijoni!



Tortë çokollate pa miell

















Perfekte për ata që e duan çokollatën! E mrekullueshme për argëtim, dhe shumë e lehtë për t’u bërë. Servojeni të ngrohtë me akullore ose shllak !


Ju duhet:
  • 120g çokollatë e zezë
  • 120g gjalpë
  • 150g sheqer
  • 50g kakao
  • 3 vezë, të rrahura
  • 1 lugë e mesme ekstrakt vanilje



Përgatitja:
  • Ndizni furrën në 150C. 
  • Lyeni me gjalpë një enë për pjekje 20cm dhe mbulojeni sipërfaqen e enës me kakao.
  • Mbi një tenxhere me ujë që vlon, shkrini çokollatën dhe gjalpën. 
  • Hiqeni nga nxehtësia dhe futni brenda sheqerin, kakaon, vezët dhe vaniljen. Derdheni masën në enën për pjekje.
  • Lëreni të piqet për 30 minuta. 
  • Pastaj lëreni të ftohet për 10 minuta, dhe servojeni të ngrohtë


Ju bëftë mirë!

Ëmbëlsirë e ftohtë, parfe me bajame të pjekura (Receta)

























Përbërësit:
  • 3 vezë
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 200gr bajame të pjekura
  • 500ml panna për ëmbëlsirë (hopla)

Përgatitja:
  • Rrahim me mikser të bardhat e vezëve, derisa të krijohet një masë e qëndrueshme.
  • Në një enë tjetër rrahim panen me sheqerin derisa te kremoset mirë.
  • Përziejmë panen me vezët duke trazuar nga poshtë-lartë, me qëllim që të mos humbasë vëllimin.
  • Shtojmë të verdhat të cilat i kemi rrahur me vete në një tas të vogël.
  • Në fund bashkojmë dhe bajamet e grira.
  • Shtrojmë parfenë në një enë të përshtatshme dhe e futim në ngrirje ku e lëmë për një ditë.
  • Serviret e zbukuruar sipas fantazisë tuaj: copa reçeli,bajamesh,karamel apo fruta te grira.

Trifle me çokollatë


























Përbërësit:
  • Brownies me çokollatë 
  • 150g çokollatë, e shkrirë
  • 350ml hoopla, i rrahur
  • 30g çokollatë, e grimcuar

Përgatitja:
  • Së pari, përgadisni broënie-t sipas udhëzimeve të recetës, dhe lijini të ftohen. Sapo të jenë ftohur, ndani në copa të vogla përafërsisht 5cm.
  • Më pas, shkrini çokollatën në mikrovalë ose mbi avull. Rrihni së bashku maskarponen dhe çokollatën e shkrirë dhe të ftohur.
  • Në një enë të trifle-së ose thjesht një enë xhami, vendosni gjysmën e broënie-ve dhe gjysmën e maskarpones me çokollatë mbi. Përsëritni shtresat. 
  • Grini çokollatën në shtresën e fundit për dekor. Lëreni të ftohet për disa orë për rezultate më të mira.


Ju bëftë mirë!

Kek me gjalpë biskotash



























Përbërësit: 
  • Gjalpë biskotash
  • vezë
  • sheqer



Përgatitja:

  • Gjalpin e biskotave e shkrijmë në mikrovalë për 50 sekonda dhe përftojmë një masë të lëngshme.
  • Në një enë bosh hedhim gjysmë filxhani sheqer dhe 5 kokrra vezë, të cilat i përziejmë bashkë me mikser. 
  • Pak nga masa e përftuar e bashkojmë me gjalpin e biskotave të shkrirë.
  •  Pasi i përziejmë me njëra-tjetrën, ia shtojmë këtë masë pjesës së mbetur nga përzierja e sheqerit me vezët.
  •  E vendosim në enë pjekjeje me masa të vogla dhe e pjekim me për 15 minuta me 350 gradë/175 gradë. Pasi e shërbejmë i hedhim përsipër gjalpë të shkrirë biskotash.

Kek me reçel portokalli

























Përbërësit:
  • 300 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 230 ml kos i bardhe
  • 100 gr gjalpe i shkrire
  • 100 gr reçel portokalli
  • maja per embelsira
  • pak sode buke

Përgatitja:
  • Fillojmë duke rrahur vezët se bashku me sheqerin.
  • Shtojmë me pas reçelin e portokallit. I përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë edhe kosin e bardhë.
  • Në një enë tjetër përziejmë miellin me majanë për ëmbëlsira dhe soden e bukës.
  • Sitim miellin sipër vezëve dhe e trazojmë të gjithë masën.
  • Tek ëmbëlsira hedhim edhe gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë.
  •  E trazojmë derisa të arrijmë një mase homogjene.
  • Masën e hedhim në një tavë të lyer gjalpë më parë dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.
  • Ëmbëlsira kek me reçel portokalli është gati.
  • E lemë të ftohet dhe kur e shërbejmë hedhim sipër sheqer pluhur.

Dekadancë çokollate


























Përbërësit:
  • 500g çokollatë
  • 10 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle e gjysëm sheqer
  • 1 lugë gjelle e gjysëm miell
  • 5 vezë në temperaturë dhome
  • pak kripë



Përgatitja:

  • Shkrini gjalpën me çokollatën mbi një tenxhere me ujë të ngrohtë.
  • Rrihni vezët me sheqerin deri sa të fitohet një shkumë e bardhë, shtoni miellin dhe kripën dhe përzini.
  • Shtoni çokollatën ngadalë dhe përzini mirë.
  • Futeni në një enë për pjekje të gjalposur dhe të miellosur.
  • Pjekni për 14-15 minuta në temperaturë 220C.




Ju bëftë mirë!

Kindebueno torte (Receta)



























Përbërësit:
  • Peta të gatshme
  • 1 krem vanilje
  • 1 krem çokollatë
  • 4-dl qumësht
  • 1 lugë sheqer vanilje
  • 3-dl krem pana
  • 1 lugë nutella
  • Lajthi të bluara
  • Çokollata KinderBueno



Përgatitja:
Marrim të dy kremat, të vaniljes dhe çokollatës dhe i qesim në dy enë.

Në të dy enët hedhim nga 2-dl qumësht dhe i përziejm deri sa të trashen dhe pastaj u hedhim nga 1.5-dl krem pana dhe i përziejm deri sa të marrin trajtën e kremit.


Kremit të çokollatës i’a shtojmë një lugë me nutella dhe e përziejm me mikser, kurse kremit të vaniljes i hedhim një lugë me sheqer vanilje.


E marrim shtresën e parë e lyejm me krem të çokollatës dhe i hedhim përmbi lajthi të bluara.
Marrim shtresën e dytë e lyejm me krem të vaniljes dhe i hedhim çokollatë KinderBueno ( Jo një të plotë, por vetëm 4 kocka duke i shprishur me dorë ).


Përmbi i’a qesim shtresën e fundit dhe e dekorojmë me krem të çokollatës dhe me mbetjen e kremit të vaniljes e dekorojmë tortën përmbi. 

Pastaj i marrim çokollatat KinderBueno dhe i hedhim përmbi tortë e pastaj në fund së bashku me lajthi të bluara i hedhim edhe një çokollatë të shkrirë.




Receta është gati, ju bëftë mirë.

Ëmbëlsirë e shpejtë me puding vanilje

























Përbërësit:

  • 4 filxhan çaji miell,
  • 2 filxhan çaji sheqer,
  • 3 vezë,
  • 2 lugë gjellë kakao,
  • 1 pecivë,
  • 1 filxhan kafeje vaj,
  • 2 filxhan çaji ujë.
  • Për mbushje:
  • Puding vanilje,
  • sheqer pluhur.
  • Për dekorim:
  • pak gjalpë,
  • 200 gr çokolatë.


Përgatitja:

Në një enë përziejm vezët me sheqerin më pas hedhim vajin dhe ujin dhe në të shtojmë miellin të përzier me kakaon dhe peciven (duhen të përzihen mirë që të mos mbeten kokrriza kakao).

E hedhim në tepsi dhe e pjekim në furrë të nxehtë me 180 °C për 30 minuta, gjithmonë duke e provuar me thikë pjekjen e saj.

Ndërkohë derisa të pjeket torta bëjmë përgatitjen e kremit të vaniljes sipas udhëzimeve që shkruan në pako dhe e leni menjanë pastaj merrni tortën që duhet të jetë e ftohur dhe sipër i’a hedhim të gjithë kremin e vaniljes dhe e rrafshojmë mirë dhe e fusim në frigorifer që të ftohet për 30 min.


Dekorimin e tortës e bëjmë me çokollatë të shkrirë në avull dhe me pak gjalpë.

Ëmbëlsirë me kokos dhe grizë



























Përbërësit:
  • 4 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë miell
  • 3 lugë kakao
  • 1 pecivë
  • Përbërësit për fillin:
  • 1 litër qumësht
  • 7 lugë griz
  • 200gr kokos
  • 2 sheqer vanilje



Përgatitja:

Përgatisim brumin nga përbërësit e cekur më lartë dhe pastaj gjysmën e tij e hedhim në një enë dhe e pjekim derisa të forcohet pak.

Pasi të jetë nxerrë nga furra i shtojmë fillin dhe pjesën tjetër të brumit dhe e fusim përsëri në furrë derisa të pjeket.

Përgatitja për fillin:


E marrim qumështin e hedhim në një enë dhe e vendosim mbi zjarrë deri sa të vlojë. Nga masa e qumështit ndajmë 100ml, shtojmë grizën dhe i përziejm.

Pasi që të vloj qumështi i hedhim grizën dhe e lëmë në zjarrë deri sa të trashet. Kësaj mase i shtojmë edhe 2 sheqer vaniljet. 

E heqim nga zjarri dhe pasi që të ftohet pak i shtojmë grizin.

Makarona në furrë me pulë dhe brokoli



























Përbërësit:

  • 250g makarona të formës që preferoni
  • 250g brokoli
  • 2 presh, të copëtuar
  • 500ml qumësht
  • 30g niseshte
  • 4 gjokse pule të gatuara, rreth 350g në total
  • 85g djath Guda ose çedër, i grirë
  • 12 domate qershi, të prera në gjysmë
  • 20g Parmezan ose Pecorino Romano, i grirë
  • 1 lugë e mesme rigon
  • 3 lugë gjelle thërrima buke



Përgatitja:
Ndizni furrën në 190C. 

Gatuani makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të valuar për 10-12 minuta ose sipas udhëzimeve në paketë, deri sa të vijë në fazën al dente.

Preni brokolin në copa të vogla. Shtoni brokolin dhe preshin tek pasta dhe lërini të gatuhen për 5 minuta të tjera.

Kur të jenë zbutur, kullojini mirë duke ruajtur rreth 250 ml nga uji.

Transferoni pastën dhe perimet në një enë të madhe pjekjeje.

 Hiqjani lëkurën mishit të pulës dhe prejeni në copa të vogla.

Shtojeni në enë.

Përzini pak nga qumështi me niseshten deri sa të jetë formua një pastë.

Nxejeni pjesën tjetër të qumështit dhe ujin e ruajtur deri pak para vlimit.

Shtoni një gotë nga masa tek pasta me niseshte dhe përzini mirë, pastaj këtë masë shtojeni tek uji i përzier me qumëshit.

Përzini deri sa të trashet. 

Hiqeni nga nxehtësia dhe përzini djathin guda ose çedër. Shtoni kripë sipas preferencës.

Derdheni sosin mbi makaronat, duke përzier lehtë me një pirun. 

Futni edhe domatet në përzierje dhe pastaj mbi shtoni parmezanin, rigonin dhe thërrimat e bukës.


Piqni për 20 minuta deri sa të fillojnë të formohen fluska dhe të kenë marrë ngjyrë mbi. Servojeni të ngrohtë.

Tortë çokollate me gjalpë kikiriku



























Përbërësit:
  1. 250g miell
  2. 375g sheqer
  3. 1 lugë e mesme sodë buke
  4. 250g gjalpë
  5. 50g kakao
  6. 250ml qumësht me një lugë lëng limoni
  7. 500g sheqer pluhur
  8. 1 lugë e mesme ekstrakt vanilje





Metoda:
Përzini miellin, sheqerin, sodën në një enë të madhe; lini anash.

Shkrini 250g gjalpë; përzini brenda 50g kakao. 

Futni edhe qumështin me limon bashkë me vezët deri sa të jetë përzier mirë. Gatuani mbi temperaturë mesatare duke përzier vazhdimisht deri sa masa të vlojë. 

Hiqeni nga zjarri. Futni brenda miellin, duke përzier deri sat ë përzihet mire. 

Shtoni ekstraktin e vaniljes. 

Derdheni këtë masë në një enë për pjekje 20x30cm.

Pjekni në 180C për 20-25 minuta.

Lëreni të ftohet për 10 minuta. 

Ngadalë shpërndani gjalpën e kikirikut mbi tortën e ngrohtë.

Lëreni të ftohet deri në fund.


Për fillin: Kombinoni 125g gjalpë, 4 lugë gjelle kakao dhe 80ml qumësht me limon në një enë të vogël. 

Lëreni të vlojë mbi temperaturë mesatarë duke përzier vahzdimisht. 

Shtoni edhe sheqerin pluhur. 

Perzini brenda edhe 1 lugë të mesme ekstrakt vanilje.

 Shpërndani fillin e çokollatës mbi gjalpën e kikirikut.

More