Fileto Pellumbi e mbushur

Perberesit:

Fileto Pelumbi e prer per se gjati duke i hequr kollonen e kurrizit
Spinaq
1 kokerr veze
Piper
Kripe
Pana
Djathe parmixhan i grire 
Vaj ulliri 
Vere e bardhe
 
Bejme nje pezierje te spinaqit me vere, kripe, piper, pana me djathe parmixhan te grire dhe krijojme nje mase brumi. Fileton e Pellumbit e ndajme ne 2 pjese, e mbushim ne mes me brumin e krijuar dhe  shtrojme ne nje tave te lyer me pak vaj. I sperkasim me pak vere, krip, piper dhe i vendosim ne furre per rreth 30 min duke patur kujdes qe mos te thahen. Me pas e heqim nga furra dhe e presim ne feta dhe e servirim te vaket...




Sallate me Patellxhan

Përbërësit

  1. 5 Partexhane
  2. 2 Thelpi hurdher
  3. 200g Djathe
  4. Krip,piper te zi,vaj ulliri
  5. Majdanoz
Pjekim partexhanet ne 200 grade per 40-50 minuta kur te jene gati i leme te ftohen pak dhe me nje luge marrim te gjithe brumin qe ka  e hedhim ne nje tas (jo lekuren)dhe hedhim dhe te gjithe perbersat e tjere i trazojme mire dhe sallata eshte gati.

Melci qingji

Përbërësit
  1. 500g Melci
  2. Lengun e 2 limonave
  3. Krip,Piper te zi,Rigon,Vaj Ulliri
Receta
  1. Lajme mire melcin dhe e presim ne copeza te vogla e hedhim ne nje tenxher me 1 gota uje e leme te ziejne sa te pine te gjithe ujin kur mos te kete me uje hedhim pak vaj e skuqim mire hedhim dhe kripen,piperin,rigonin dhe ne fund lengun e limonave.

Pete Sfoliat

Përbërësit

  1. 1 Got uje te vaket
  2. 1 Luge te vogel krip
  3. 1 Luge te vogel sheqer
  4. 500g Miell
  5. Pak uthull
Përbërësit per siperfaqen e peteve

  1. 250g Margarine
Receta

Hedhim te gjithe perbersat ne nje tas te madhe pervec margarines i gjeshim mire nese do dhe pak uje te nxehte  qe te gjeshet me mire i hedhim,ndajme brumin ne dy ose tre pet si te doni dhe i hapim duke hedhur miell nga te dy anet e peteve qe te hapet dhe mos te ngecin  kur te jene gati shkrime ne nje tenxhere margarinen mire dhe me nje furce lyejme petet nga te dyja anet dhe petet jane gati per gatimin tuaj eshte mire qe mos ti leni per shume ore jasht petet po ti perdorni me nje here.


Mbreti i tryezes per festen e Vitit te Ri










Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.
Për lëngun duhet:
-nenexhik i thate 2-luge gjelle
-një qepe mesatare
-lëng gjeli
-ujë
Përgatitja:
Ziejmë gjelin e detit ne një tenxhere te thelle me ujë dhe kripe. Me pas kur e shikojmë qe është gati e futim ne një tave për pjekje duke i hedhur pak lëng nga i veti ne mënyre qe te mos thahet.
Një sekret për një pjekje sa me te mire është edhe ai i mbështjelljes me letër alumini te gjelit. Kur e shihni se ka arritur butësinë e duhur heqim letrën dhe e leme te marrim faqe. Pjekja do te behet ne temp 200°
Kur gjeli te jete thuajse gati përgatitim përsheshin e kulaçit.
Ne një tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpë.
Me pas shtojmë lëngun e gjelit ne sasinë e duhur,leme te zieje për disa minuta duke shtuar nenexhikun apo mentën. Mbytim përsheshin ne lëng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.
Përgatitja e kulaçit është e thjeshte. Sekreti qëndron ne zënien e brumit pak me te forte se ai për byrek dhe ta punoni energjikisht.
Përbërësit për 4 persona:
750gr miell
1 kokërr veze
4-luge kos:pak vaj
një maj luge sode buke
një lug kafe me kripe
ujë te vaket sa te na duhet
Përgatitja:
Ne një tas te madh hedhim miellin,e përziejmë me kripen dhe sodën,me pas bashkojmë kosin dhe fillojmë te mbledhim brumin duke shtuar dalëngadalë ujin e vaket derisa te na formohet një brumë pak i forte. Punojmë brumin energjikisht dhe ne fund e mbledhim duke e rrumbullakosur. E lyejmë me miell dhe e vëmë mbi tepsinë e dëshiruar për ta pjekur e shpojmë lehtas me pirun krejt sipërfaqen. E leme 30′ te pushoje te mbuluar me një pecete dhe me pas e vëmë ne furre për ta pjekur ne temperature maksimale. E heqim nga furra kur shikojmë a ka kulluar.

Brumi shù (bignè ose princes krofne)

Brumi shu (choux, nga frengjishtja chou=laker, sepse ne momentin qe piqet brumi i ngjason lakrave te vogla te Brukselit) eshte nje brume delikat dhe i lehte i cili perdoret zakonisht per te bere binjè-te e kripura apo te embla. Ndryshe nga pregatitjet e tjera baze, gatuhet dy here: nje here ne zjarr te avashem, dhe heren e dyte ne furre (ose ne raste te vecanta edhe skuqet).
Perberesit per rreth 60 binjè
  • 130gr miell
  • 200gr uje
  • 100gr gjalp
  • 4 veze te vogla
  • 1 luge te vogel sheqer (per pregatitjet e embla)
  • pak kripe
Ne nje tigan te thelle hedhim 200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht), gjalpin, sheqerin dhe pak kripe. Sapo uji te filloje te zieje, e heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme miellin e situr te cilin e perziejme shume mire me nje luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.
E rivendosim serisht enen ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpejt dhe kuptojme qe eshte gati ne momentin qe brumi eshte zbutur dhe mund te shkeputet lehtesisht nga anet e enes (rreth 2-3 minuta). Ne kete moment e heqim nga zjarri, e hedhim brumin ne nje pjate dhe e leme te ftohet plotesisht. Nese duam ta pershpejtojme kete procedure, e vendosim tiganin ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme ne kete menyre te ftohet.
Nderkohe ne nje tas te vogel vendosim vezet te cilat ia shtojme nje nga nje brumit te ftohur duke i perziere shume mire. Kujdes! Nuk shtojme asnjehere vezen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga brumi shu.
E hedhim brumin e pregatitur ne nje xhep pasticerie dhe mbi nje tave te shtruar me leter furre, formojme disa sfera te vogla te barazlarguara nga njera tjetra (binjè-te gjate pjekjes kane vetine te zgjerohen). I pjekim ne furre te parangrohur ne 220 grade celcius per rreth 15 minuta duke mos e hapur furren gjate te gjithe procesit te pjekjes. Kur te kene kaluar 15 minuta, e ulim temperaturen ne 190 grade celcius dhe i pjekim akoma edhe per 10 minuta. Pas kesaj kohe e fikim furren dhe i leme edhe per 10-15 minuta ne furre te fikur dhe gjysme te hapur (kjo do te sherbeje qe binjè-te te “thahen” mire edhe brenda). Kur te jene plotesisht te ftohta, mund ti perdorim per pregatitjet tona.
*Keshille: Per te pregatitur brumin shu, vezet asnjehere nuk duhet te jene shume te ftohta nga frigoriferi, prandaj eshte me mire sikur t’i leme ne temperature ambjenti per disa ore perpara pregatitjes. Duke qene se jo te gjitha vezet kane te njejten madhesi, perpara se brumit t’i shtojme vezen tjeter, ai nuk duhet te rezultoje shume i bute; ne rast te kundert, mund te mjaftojne edhe 3 veze.
Kur binjè-te te jene pjekur, per tu siguruara qe te jene te thata ne brendesi, shpojme siperfaqen e seciles me nje kunje dhembesh dhe i leme te ftohen brenda ne furre te nxehte, por te fikur edhe per disa minuta.

Nje ide me shume: Per te perftuar binjè te embla, mund ti hapim nje zgaver te vogel dhe ti mbushim mekrem pasticerie,krem shantili, krem diplomatik apo krem gjalpi. Ne rast te kundert, nese binjè-te konsumohen te kripura mund t’i mbushim me djath filadelfia (apo djath tjeter te shkrire) te perziere me proshute, ullinje etj.
Me keto embelsira te vogla dhe shume te shijshme, mund te formojme edhe forma te ndryshme, per shembull formen e nje mjelme. Pervec sferave te zakonshme (te cilat do te sherbejne si trupi i mjelmes),formojme me brumin edhe “qafen e mjelmes” ne formen e shkrojnes S. Hapet nje vrime e vogel tek binjè-te e rrumbullakta dhe ne te “vendoset” qafa e mjelmes duke e sperkatur siper me sheqer pluhur.


Brumë universal

Përbërësit:
* 250 ml qumësht,
* 1 lugëz sheqer,
* 1 lugë miell,
* 2 qeska maja (tharm buke),
* 1 kg miell,
* 1 pluhur paste,
* 2 kokrra vezë,
* 2 gota jogurt,
* 1-3 lugë supe sheqer,
* 1 lugë e mesme kripë,
* 4 lugë vaj.
Përgaditja : 
Në qumështin e vakët hidhet 1 lugëz sheqer, 1 lugë miell, maja dhe pasi përzihet, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë. Në enë ku do të zihet brumi, vendoset mielli, ku i shtohet kripa, sheqeri, pluhuri pastë dhe vaji. Në masën e miellit, e duke e përzier shtohen vezët e tundura me pirun, jogurti dhe maja e ardhur. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj në tavolinë të përmiellur ngjeshët mirë e mirë. Ndahet në dy pjesë, futet në qeskë najloni të lyer me pak vaj, lidhet qeska duke e larguar ajrin dhe futet në frigorifer për të qëndruar 4 orë.
Pas kësaj kohe, brumi i ardhur mund të përdoret për të gatuar bukë, pitalka, pizza, kifle, gërshetë etj. Ky brumë mund të gatuhet me masë të dyfishuar, pasiqë në frigorifer mund të qëndroj 7-10 ditë dhe çdo moment mund të shkëputet masë brumi dhe të përdoret për gatim të dedikuar. Varësisht nga lloji i gatimit edhe zgjatë pjekja. Pitalkat piqen në temp 190 gradë C për afro10 min.(edhepse çdo furrë është individuale).


Receta bazë për krepa

Krepat jane nje gatim shume antik me origjine franceze . Ne ditet e sotme, pregatiten gjithashtu me pak perberes nga te cilet veze, miell, qumesht dhe gjalp dhe sipas preferencave mund te shijohen ne mijera menyre si te kripur ashtu dhe te embel. Vete fjala krepe, vjen nga latinishtja crispus qe do te thote“kacurrel”, term ky i lidhur me crespele,nje lloj i krepave te vegjel dhe shume te holle te cilat gjate gatimi rrudhen plotesisht.

Perberesit per krepa te kripur
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • pak kripe
Perberesit per krepa te embel
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • 60gr sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • pak kanelle (fakultative)

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel),pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza. Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.
Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire .
Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.
Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur. *Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes


Simite me susam

Per 6 simite te vogla duhet :
  • 600gr miell 00
  • 100ml qumesht
  • 200ml uje
  • 20gr gjalp
  • 20gr maja birre
  • 1 luge te vogel kripe
  • 1 maje luge sheqer
  • fara susami per zbukurim
  • 1 te bardhe veze
Përgatitja :

Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi treturmajane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojitet rreth 1 ore).

Pasi ka kaluar kjo kohe, brumin e ndajme ne 6 pjese dhe me to formojme sfera te tjera te vogla te cilat i vendosim ne taven e shtruar me leter furre ne distance te barabarte nga njera tjetra. Me ndihmen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e tyre i cili do te lehtesoje fryrjen. I leme perseri te vijne per 1 ore si me siper.
Ne nje ene te vogel rrahim te bardhen e vezes me te cilen lyejme siper simitet dhe i zbukurojme me fara susami. I vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.


Petulla Tigani (Pancakes)

Përbërësit:
• 1-2/3 gota miell
• 1/3 filxhan sheqer
• 1-1/4 lugë çaji sodë buke
• 2 të spërkatura kripë
• 2 vezë
• 1-2/3 gota dhallë
• 1/3 filxhani vaj vegjetal
Në një tas hidhen të gjithë përbërësit e mësipërm derisa formohet një brumë i hollë. Më pas në një tigan hidhet pak vaj dhe presim të ngrohet pak.Me një garuzhde të vogël masim brumin dhe e hedhim një nga një të skuqet ne tigan derisa të marrë një ngjyrë të verdhë në të artë.


Pak Ndihme per ata qe nuk mund t'i hane te gjitha--Cfare te hame per te kuruar anemine apo mungesen e hekurit






Anemia karakterizohet nga mangesite ne cilesin dhe sasine e hemoglobines, nje molekul e cila gjendet rruazat e kuqa te gjakut. Kjo molekule eshte e rendesishme pasi transporton oksigjenin nga mushkrite ne drejtim te qelizave te trupit. Kur hemoglobina nuk eshte e afte ta kryej kete transport atehere zhvillohet anemia. Kur diagnostifikoheni me anemi duhet qe mjeku juaj t'iu njoftoj sesa hekur duhet te merrni neper mjet ushqimit per te trajtor anemine dhe vetem pas kesaj mund te nisni trajtimin sipas keshillave te tij.
Me poshte po japim disa ushqime te cilat jane te pasura ne hekur dhe qe ndihmojne ne trajtimin e anemise:

  • Fruta  dhe perime
Disa prej frutave te cilat ndihmojne ne kurimin  e anemise jane mollet dhe domatet. Mund te pini ose leng molle ose leng domateje pa i shtuar asgje tjeter. Te tjera fruta te cilat japin nje ndihmes te madhe ne kurimin e anemise jane kumbullat, bananet, limonet, rrushi, portokallet, fiqte dhe karrotat.Ndersa nga perimet rekomandohen spinaqi, brokoli dhe selinoja. Pa harruar edhe lengun e panxharit te kuq i cili ju heq te gjithe lodhjen dhe letargjine e shkaktuar prej anemise.

  • Mjalti
Mjalti eshte nje burim i madh hekuri , bakri dhe magnezi. Kur keto elemente nderthuren me njeri tjetrin ato ndihmojne ne sintezen e homoglobines.Ne kete menyre mjalti eshte nje "arme" e fuqishme kunder anemise. Nje kombinim akoma me perfekt do te ishte sikur mjalti te shoqeroj me feta molle dhe bananeje.

  • Mishi
Kur trajton anemine me mish duhet patur parasysh se duhet te konsumohen kryesisht te brendshmet e kafshes si per shembull veshka, zemra dhe melcia.Keto jane edhe pjeset te cilat rekomandohen me shume prej mjekve. Gjithashtu edhe peshku, midhjet si edhe mishi i shpendve jane teper te rekomanduar.


Sallate me veze dhe djathe

Perberesit per 4 persona:

  •  2 filxhan caji me djathe te grire (kackavall ose i bardhe sipas deshires)
  • 4 veze te ziera fort, te prera ne kubike te vegjel
  • gogozhare (domateje, spece ose kastraveci sipas deshires tuaj)
  • 1/2 filxhan caji majonez
  • 1 lug caji mustard
  • kripe dhe piper ( sasia sipas deshires)




Pergatitja
I perziejme 5 perberesit e pare ne nje tas derisa te na krijohet nje mase homogjene. Ne fund i sperkasim me kripe dhe piper. Ju befte mire!



Kek me Karrota

Perberesit per 4 persona

    • sheqer 300gr
    • veze 3 kokrra
    • karrota 300gr
    • 2 lug vaj (luledielli ose misri)
    Pergatitja
     Grijme karrota ne nje grirese deri sa te fitojme nje mase viskoze si pure. Ne  nje ene perziejme sheqerin me vezet. I perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene, shtojme dy luge vaj dhe vazhdojme perzierjen. Ne fund shtojme puren e karrotave dhe i perziejme per te fundit here derisa te kemi perftuar nje mase vizkoze dhe homogjene. Te gjithe masen e hedhim ne nje tave keku dhe e vendosim ne furre ne 180 grade per 30-45 minuta.Ne perfundim pasi keku te jete gati mund ta sperkatni me sheqer pluhur.


    Ju befte mire.

    Tollumba!




    Tollumbat nje nga embelsirat me te shijshme ne te gjithe Ballkanin. Ja tek eshte receta!

    Perberesit per brumin:
    1/2 l uje
    100 ml vaj
    300 g miell
    6 veze

     Pergatitja e brumit:
    Zieni ujin sebashku me vajin. Uleni zjarrin dhe filloni te hidhni miellin duke e trazuar njekohesisht. Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta trazoni deri sa te perfitoni nje mase te njetrajtshme(Homogjene). Lereni te ftohet pak dhe me pas hidhni vezet nje nga nje duke i trazuar njekohesisht. Eshte e rendesishme qe kur te hidhni cdo veze te trazoni masen. Masen e krijuar pas hedhjes se vezeve hidheni ne qesen e pasticeris me maje yll. Format e krijuara vendosini te piqen ne furre , te cilen e kemi parangrohur ne 180 grade. Pjekja quhet realizuar kur tullumbat kane marre ngjyre te verdhe te arte.

    Perberesit per sherbetin:
    1 kg sheqer
    1/2 l uje
    2 bustina sheqer pluhur

    Pergatitja e sherbetit:
    Vendosim per te zier 100 ml uje. Ne nje ene tjeter vendosim 100g sheqer dhe fillojme te nxehim enen dhe te shkrijme sheqerin deri sa te filloj te karamelizohet. Ujin qe kishim vene per te zier e hedhim me kujdes ne enen me sheqer te shkrire(KUJDES: uji duhet te jete i zier , perndryshe po ishte i ftohte kur ta hidhni te ena me sheqerin e shkrire , sheqeri do filloj te kercasi dhe ka rrezik t'ju demtoj.Nese nuk e beni dot kete, atehere anashkalojeni kete faze dhe pergatiteni thjeshte duke i perzier qe te dyja qe prej fillimit ne te njejten ene.)
    Pjesen e mbetur te sheqerit dhe ujit pergatitini njelloj si sherbetin e bakllavase, pasi ta keni pergtitur shtoni sherbetin e karamelizuar te pergatitur me perpara dhe perzijeni mire. Pasi ta keni kryer dhe perzierjen , nderkohe qe sherbeti eshte ende i ngrohte shtoni ne te tullumbat dhe lereni per 12 ose 24 ore. Me pas nxirrini dhe servirini te ftohte.

    Sallate Spinaqi me pancete!





    Perberesit

    • 3 veze te ziera
    • 7 feta te holla pancete
    • 1 kokerr e vogel qepe e kuqe
    •  3 luge vaj ulliri
    • 300 gr spinaq
    • 150 gr kerpudha
    • 3 luge gjelle yndyre (perdorni ynderen e pancetes kur ta skuqni)
    • 3 luge uthull e kuqe (ne vend te uthulles mund te hidhni vere per gatim)
    • 2 luge caji sheqer
    • 1 maje luge kripe

    Pergatitja
    Filloni te zieni e vezet dhe pasi te jene zier, qerojini dhe lerini te ftohen. Pasi te jene ftohur pritini ne rrathe.Ne nje tigan vendosni fetat e pancetes dhe skuqeni deri sa te marre ngjyre te arte.Pasi te jene skuqur , hiqini nga zjarri dhe yndyren e mbetur mos e hidhni, panceten lereni te ftohet pake dhe filloni ta prisni ne copa me te vogla. Prisni qepen ne rrathe ose kubik dhe shojeni ne nje tigan me pak vaj ulliri, po ashtu shtoni dhe kerpudhat. Vendoseni tiganin ne zjarr  dhe lereni qepen e kerpudhat te skuqen duke i kaurdisur here pas here. Pasi te jene skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini ne nje pjate. Lani dhe pastroni spinaqin. Nese spinaqi eshte me flete te medha pritini flete ne madhesin e deshiruar.Spinaqin hidheni ne pjate sallate. Filloni te pergatisni salcen e pancetes. Yndyren e ruajtur te pancetes perzijeni me sheqerin dhe uthullen, lerini derisa te filloj te krijohet nje mase e karamelizuar  ne zjarr te mesem (kujdes me sheqerin te mos te ngjisi dhe te mos karamelizohet shume). Te tasi ku keni vendosur spinaqin vendosni panceten, vezet, kerpudhat dhe shtoni edhe salcen e pancetes. Ne fund sperkateni me pak kripe dhe perzijeni. Nese deshironi mund te shtoni edhe djath kackavall ose te bardhe.

    More