Biskota me krem lemon curd



















Përbërësit: 200g miell ● 200g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 100g niseshte ● 100g sheqer pluhur ● 6 vezë të ziera – vetëm e verdha ● lëkura e grirë e 1 limoni bio ● pak kripë ● pak uthull ● krem lemon curd
Përgatitja:
1.Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime. Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen. I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë. E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë. I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Kremi lemon curd: 25g gjalpë ● 1 vezë ● 25g sheqer ● 40ml lëng limoni ● lëkura e ¼ limoni e grirë në rende Tresim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet. E lëmë të ftohet. Kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.

Bukë e nxehtë - Hot Cross Buns












Përbërësit për brumin: 430g miell • 125ml qumësht me yndyrë në temperaturë ambient • 60g sheqer kaf • 90g gjalpë I tretur, i ftohtë • 20g maja birrë e freskët • 1/3 lugë kafeje kripë • 1 limon bio – vetëm lëkura e grirë • 1 portokall bio – vetëm lëkura e grirë • 1 bustinë vanilje • 2 vezë në temperaturë ambient • 150g rrush i thatë • 1 lugë kafeje me erza (kanellë, xhenxhefil, arrë moskat, karafil), mos i vini nëse nuk ju pëlqejnë
Për “bun crossing paste”- me të cilën krijojmë kryqin sipër: 1 lugë vaj luledielli • 65ml ujë • 60g miell • një majë luge kripë Për t’i dhënë shkëlqim sipër kur të piqen: 50g sheqer • 30ml ujë • 1 lugë plot me marmelatë kajsie e kaluar në sitë për t’i hequr copat që mund të ketë.
Përgatitja:
1.Rrushin e thatë e vëmë të hidratohet në një tas me ujë të vakët për 10 minuta, e shtrydhim dhe thajmë me letër kuzhine, e lëmë mënjanë.
2.Në një tas tretim majanë me qumështin dhe gjysmën e sasisë së sheqerit. E lëmë të pushojë për 15-20 minuta të mbuluar (derisa të fillojë të krijojë shkumë)
3.Pas 20 minutash, në robot hedhim miellin, shtojmë majanë me qumështin dhe sheqerin, lëkurën e grirë të portokallit, limonit, sheqerin që na ka mbetur, si dhe vezët të rrahura pak, bashkë me gjalpin. E përziejmë brumin derisa të jetë bërë homogjen dhe tani shtojmë kripën, erzat dhe rrushin e thatë të lyer me pak miell. Brumin e vëmë në një tas të madh, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe larg rrymave të ajrit (furra e sobës më mirë), e lëmë për 1.5 deri në 2 orë, derisa të dyfishojë vëllimin.
4.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë me shpejtësi në një sipërfaqe pune të lyer me pak miell. E ndajmë në 12 copa, I japim forma të rrumbullakëta me dorë, I vendosim topat e brumit në tavën e furrës të veshur më parë me letër furre ose pranë njëra-tjetrës me distancë 1cm, ose në formë rrethi në një tavë të madhe. Kjo varet nga forma që doni t’i jepni juve. I mbulojmë me letër plastike për kuzhinë, të lyer me pak vaj që të mos ngjisë dhe I lëmë të fryhen përsëri për një orë tjetër. Ndërkohë përgatisim “bun crossing paste”: në një tas përziejmë vajin me ujin, shtojmë miellin, kripën dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë, derisa të kemi një brumë të hollë homogjen.
E lëmë këtë brumë të pushojë për një orë, duke e mbuluar me letër plastike.
5.Pas një ore, hedhim “bun crossing paste” në një qese pastiçerie dhe bëjmë një kryq te secila prej panineve. I pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°, për 25-30 minuta, ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.
I lëmë të ftohen mbi një grilë. Për t’i dhënë shkëlqim sipër: në një tenxhere të vogël ngrohim ujin me sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa sheqeri të jetë tretur. Shtojmë marmelatën dhe e përziejmë edhe këtë derisa të jetë tretur mirë, për një minutë.
I lyejmë Hot Cross Buns me glasenë akoma të nxehtë, me ndihmën e një peneli dhe më pas i lëmë të thahen. Edhe të nesërmen janë shumë të mira, mjafton t’I mbështillni me letër plastike për kuzhinë kur të jenë ftohur plotësisht, por në këtë rast lyejini për t’i dhënë shkëlqim vetëm të nesërmen.

Avokado me tul gaforre












Përbërësit:
1 avokado e butë
150g tul gaforre
2 lugë gjelle oriz i zier
limon, kripë
domate 1 kokërr
majdanoz,
veze peshku te kuqe 2 luge kafe
Përgatitja
Presim në dy pjesë avokadon. I heqim tulin dhe i hedhim në një tas të vogël. Spërkasim me limon, shtojmë domaten e grirë në kubik të vegjel, majdanozin, orizin e zier, tulin e gafores, pak kripë dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Me masën e përgatitur mbushim lëvozhgat e avokados.
I vedosim në pjatë dhe sipër vendosim vezët e peshkut (havjar), dekorojmë me limon dhe degë majdanozi.

Dreka që e zbut thartirën e organizmit





Ju nevojiten:
▪ 1 kokë qepe
▪ 2 speca të kuq dhe 2 të gjelbër
▪ 2 karota
▪ 500 ml lëng domateje
▪ 300 gr mel
▪ erëza sipas shijes
▪ pak vaj, pak kripë dhe piper
Përgatitja:
Priteni një kokë qepe dhe fërgojeni në zjarr të qetë, pastaj shtoni karotën. Kur qepa të bëhet ngjyrë e qelqtë shtoni specat e kuq dhe specat e gjelbër.
Melin lajeni mirë, kullojeni dhe hidheni në fëltere. Përzieni, pastaj shtoni lëngun e domates.
Pas 15 minutave, shtoni erëzat (trumzë, majdanoz, krip dhe piper). Lëreni të vlojë edhe disa minuta dhe hiqeni nga zjarri.
Meli është artikull pa gluten, artikull shumë i lirë, ndërkat nutricionistët e rekomandojnë si artikull ushqyes për bebe. Meli gjithashtu është alkal, tretet shumë lehtë, ndërkaq nuk shkakton thartinë në organizëm.
Ekspertët tërheqin vërejtjen që ky artikull ushqimor ndihmon në problemet me pankreasin, aneminë, artritin dhe ndikon mirë në sistemin nervor.
Është i pasur shumë me magnez dhe hekur, ndërkaq ka me bollëk proteina dhe vitamina të kompleksit B.

Byreçka me Nutella në tigan













Përbërësit:
250 gr miell
30 gr sheqer
120 ml ujë
25 ml vaj luledielli
1 lugë maja për ëmbëlsira
Pak kripë
Nulella
Pluhur sheqeri
Përgatitja:
Për të përgatitur byreçkat bashkojmë në një tas miellin, sheqerin, pak kripë dhe majanë.
Shtojmë gjithashtu vjin dhe ujin. I punojmë përbërësit me duar deri sa të krijojmë një masë kompakte.
E hapim brumin duke krijuar një petë dhe pastaj nëpërmjet një formë rrethore, formojnë disa rrathë.
Vendosim në mes të rrathëve pak Nutella, ndërkohë që i vendosim sipër një tjetër rreth.
Nxehim një tigan dhe dhe vendosim bureçkat, duhet t’i lëmë të skuqen për 4 minuta për çdo anë.
Në fund i hehdin sipër sheqerin pluhur.

Buka pranverore Ylber




Përbërësit: Baza: 250g miell, 5g maja e thatë (ose gjysmë pakete e vogël), 300g ujë ose lëng, (lëngu përftohet nga shtrydhja dhe kullimi direkt I perimeve të freskëta, si spinaq, mente, borzilok, domate, speca, lakër të kuqe, karota, etj.).
Ose mund ta përziejmë ujin për t’i dhënë ngjyra me shafran, kurkuma, curry, kafe, kakao, lëng të zezë sepje, lëng lëkure patëllxhani. Përdorni fantazinë tuaj, ½ lugë kafe sheqer, 2 lugë kafe kripë, 1lugë gjelle vaj vegjetal ose ulliri.

Përgatitja:
 Përzieni ujin ose lëngun e vakët (jo të nxehtë) me majanë dhe sheqerin, pastaj lëreni të pushojë për 10-15 minuta. Shtoni miellin, kripën dhe vajin dhe bëni një brumë të fortë (si brume byreku).
Bëni çdo brume që doni me ngjyra të ndryshme, veç e veç - mos bëni një brumë të bardhë dhe ta ngjyrosni me vonë. Lëreni çdo brumë të vijë rreth 1 orë ose derisa të dyfishohet në volum.
Mbulojeni me një pecetë ose mbështjellëse plastike në një vend të ngrohtë. Bëni të paktën 5 brumëra me shije dhe ngjyra të ndryshme. Hapeni çdo brumë në formë të njëjtë drejtkëndore – p.sh. 10x20cm - dhe vërini shtresat njërën sipër tjetrës sipas fantazisë suaj në ngjyra. Pritini në rripa prej 3cm për së gjati dhe rrotulloni çdo rrip në anë, formë spirale.
Keni fituar kështu 3-4 bukë të cilat i vëmë në tepsi dhe i lëmë të vijnë edhe një herë. Furrën e kemi nxehur mirë në 220 gradë para se t’I vëmë bukët të piqen në tepsi, për rreth 30-40 minuta.

Sallata e ëmbël e thartë – Kreshmore



Për 4 persona nevojiten:
▪ 200 g spinaq të freskët
▪ 150 g kaçkavall bimësh
▪ 3 dardhë
▪ 80 ml (1/3 e filxhanit) salcë për sallatë
▪ 150 g shqind (Pistacia lentiscus)
▪ kripë, piper
Përgatitja:
Spinaqin pastrojeni, lajeni dhe kullojeni në salvetë letre.
Priteni kaçkavallin në kube apo në pllaka katrore.
Dardhët lani, fshini dhe pritni në feta të holla.
Në enën për sallatë hidhni spinaqin, qitni pak kripë dhe piper, hidhni salcën dhe me kujdes përzieni.
Shtoni dardhët, hidhni shqindin dhe copëzat e kaçkavallit, përzieni dhe shërbeni.

Krahë pule me mjaltë dhe xhenxhefil











Përbërësit:
▪ 1 e gjysmë kg krahë pule
▪ 1 qepë (e prerë hollë diagonalisht)
▪ 2 lugë fara susami
▪ 1/4 kupë salcë soje
▪ 3 lugë mjaltë
▪ 1 copë xhenxhefil (rreth 2.5 cm)
▪1 hudhër (e prerë hollë)
▪ 1/8 lugë çaji salcë (e ngrohtë)
Përgatitja:
1. Ngroheni paraprakisht sobën në 220°C dhe vendoseni ndarjen e saj në pjesën e tretë të sipërme të furrës. Vendosni një tigan për furrë me letër kuzhine. Hidhni sipër letrës pak vaj ulliri që krahët e pulës të mos ngjisin.
2. Përgatisni salcën marinadë: Përzieni bashkë në një tas përbërësit e marinadës: salcën soje, mjaltin, xhenxhefilin e prerë, hudhrën, salcën e nxehtë. Ndajeni veçmas një pjesë të salcës, rreth ¼ e kupës.
3. Përziejini bashkë krahët e pulës me marinadën dhe vendoseni në tigan. Kini parasysh që lëkura të jetë e vendosur poshtë dhe të mos prekin në tigan, por mbi letrën e kuzhinës.
4. Piqini përreth 15 minuta, më pas hiqini nga furra, rrotullojini krahët që të jenë me lëkurë lart dhe piqini dhe për 10 minuta të tjerë.
5. Pasi t’i hiqni nga furra përziejini me salcën që latë mënjanën dhe më pas hidhuni sipër farat e susamit dhe qepët.

Salmoni i tymosur i filmit “Downtown Abbey”




Sanduiç me salmon të tymosur
Për 12 sanduiçë: 150g gjalpë i butë në temperaturë ambient ● 200g salmon i tymosur në feta të holla ● 1/3 lugë bar qepe ● 1/3 lugë kopër të grirë ● 1/3 lugë kafeje me hudhër të grirë shumë imët● 1 lugë kafeje me lëng limoni ● 1/2 lugë kafeje kripë ● 24 feta të holla bukë e freskët integrale ● pak piper i grirë, i freskët
Përgatitja:
Në një tas përziejmë gjalpin me barin e qepës, kopër, hudhrën, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. I rrahim me rrahësin elektrik të vezëve derisa të përftojmë një masë homogjene (për pak minuta).
Lyejmë të gjitha fetat e bukës me kremin e mësipërm, vëmë copa salmoni vetëm te gjysmat e tyre dhe i mbulojmë sipër me bukët që nuk u kemi vënë salmon. Sistemojmë sanduiçët në një pjatë të madhe, I mbulojmë me letër plastike, i lëmë në frigorifer të pushojnë për 35 minuta ose derisa të shohim që gjalpi ka ngrirë.
Përpara se t’i shërbejmë, i heqim koret anësore të bukës, i presim në trekëndësha të vegjël dhe i shërbejmë të ftohta siç janë.

Peshk me qiqra (leblebi) dhe domate










Për 4 persona nevojiten:
▪ 550 g qiqra të konservuara
▪ 550 g salcë domateje të konservuara me hudhër
▪ 4 fileta peshku (zgjidhet lloji i peshkut sipas dëshirës) deri në 150 g
▪ 1 lugë mëlmesa të përziera indiane (garam masala)
▪ një e katërta e lugës së piperit djegës
▪ 2 lugë koriandër (Coriandrum sativum)
▪ disa fleta koriandre për dekorim
▪ vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:
Ngroheni furrën në 210 gradë.
Qiqrat pritni dhe lani, qitni në tenxhere, shtoni salcën e domates, mëlmesat indiane, piperin djegës dhe vajin, hidhni kripë dhe piper, zieni 7 deri 10 minuta në temperaturë mesatare.
Në fund shtoni koriandren e grirë, në sasinë të cilën dëshironi.
Salcën e zier me qiqra qiteni në një enë rezistuese ndaj zjarrit të madhësisë 20 cm.
Sipër rendisni filetat e peshkut dhe piqni në furrë 15-20 minuta.
Zbukurojeni me fletë koriandre dhe shërbejeni të ngrohtë.

Bonbone me maskarpone











Përbërësit për 35-40 bonbone:
~ 200gr çokollatë e zezë
~ 100gr maskaropne
~ 80gr sheqer pluhur
~ 4 lugë kakao pluhur pasheqer
~ 4 lugë gjelle me fëstëkë
Përgatitja: Thërrmojmë çokollatën në thërrime jo shumë të vogla, e hedhim në një tenxhere të vogël dhe e shkrijmë me banjëmari (tenxherja e çokollatës e futur në një tenxhere më të madhe me 3 gisht ujë). E lëmë çokollatën në zjarr derisa të jetë shkrirë.
Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Marrim një tas të madh, hedhim çokollatën e ftohur, maskarponen dhe sheqerin pluhur. I përziejmë të gjitha me një lugë druri derisa të përftojmë një krem homogjen. Pas kësaj, e lëmë kremin për 2 orë në frigorifer të mbuluar me letër plastike për kuzhinë derisa të ftohet mirë. Ndërkohë, grijmë në mikser fëstëkët dhe përgatisim 2 tasa të vegjël, në njërin hedhim kakaon dhe në tjetrin fëstëkët e grirë. Marrim kremin e çokollatës nga frigoriferi dhe e zbutim pak duke e punuar me duar.
Me duar të lagura bëjmë toptha të vegjël (10gr secili), të rrumbullakët dhe lyejmë disa te kakao dhe të tjerët te fëstëkët. Vendosim bonbonet në një tabaka që t’i nxërë të gjitha, pa prekur njëra-tjetrën, i mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe i lëmë në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Makarona me djathë















Për një drekë të shpejtë dhe të shijshme, në një mot të nxehtë sikur ditëve të fundi, ju rekomandojmë që të përgatisni makarona me tri lloje të djathit.
Receta:
Makaronat zihen dhe pasi të zihen i shtojmë gjysmë litri qumësht, një copë djathë të bardhë, djathë fshati, si dhe një copë dhe djathë të trohitur në formë gjize.
Djathit të bashkuar me qumështin i hedhim mëlmesa. Makaronat e ziera i hedhim gjysmën në tepsi dhe mbi to e hedhim gjysmën e masës së përgatitur me djathëra dhe mbi i rendohet kaçkavall i fletuar dhe kaçkavall zviceran.
Më pas vazhdohet përsëri me të njëjtën deri sa të harxhohen masat (makaronat,qumështi,kaçkavalli). Piqen në furrë për 45 minuta në temperaturë 250 gradë Celsius.

Tost dietik integral me gjethe selinoje












Përbërësit:
▪ 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
▪ 2 feta buke integrale
▪ 1 filxhan selino e prerë hollë
▪ 1 lugë çaji me lëng limoni
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës
Mënyra e përgatitjes:
Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.
Përgatisni salcën duke përzierë vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin dhe lyeni fletët e selinos me këtë sous.
Vendosni selinon sipër fetave të bukës dhe mbylleni tostin dhe shujta juaj e shëndetshme e me shumë vlera ushqyese është gati!

Musaka me patëllxhanë













Nevojiten:
▪ 2 patëllxhanë të mëdhenj
▪ 4 patate
▪ 5 vezë
▪ 2 qepë
▪ 500 g mish të bluar
▪ një lugë mëlmese bimësh të thata
▪ piper, kripë
▪ 5 dl qumësht
▪ 1 dl vaj
▪ 200 g miell
Përgatitja:
Qëroni patëllxhanët, prisni për së gjati në rriska, qitni kripë dhe lërini të qëndrojnë.
Tundni të bardhët e vezëve, shtoni të kuqtë e vezëve dhe çdo rriskë patëllxhani rrotulloni në miell, pastaj në vezë dhe fërgoni.
Për mbushje fërgoni qepën, shtoni mishin dhe mëlmesën.
Në një enë të lyer me vaj rendisni patëllxhanin e skuqur, mishin, pataten e prerë në rende, mishin dhe patëllxhanin.
Tundni vezët dhe qumështin, derdheni mbi musaka dhe piqeni 40 minuta në 220 gradë.

Biskota me ngjyra në formë pjeshke












Përbërësit: 100g sheqer ● 1 vezë ● 30ml qumësht ● 140g gjalpë i tretur i ftohtë ● 330g miell ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira ● ½ lugë me lëkurë limoni të grirë ● 1 bustinë vanilje
Na duhen gjithashtu: reçel pjeshke ose Nutella ● liker Alchermes ose ngjyrë e kuqe ushqimore ose lëng panxhari të kuq ● bajame të qëruara ● sheqer
Përgatitja: ose me dorë ose në robot
1.Rrahim vezën me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit të grirë, miellin dhe sodën nëpërmjet një site. I punojmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen dhe elastik.
2.Me brumin bëjmë topa të vegjël të shtypur pak nga njëra anë, I vendosim te tava e veshur me letër furre. I pjekim për 10 minuta me 180° në furrën e ngrohur më parë.
3.Kur biskotat e pjekura të jenë ftohur plotësisht, i bëjmë një gropë të vogël nga ana e sheshtë, I mbushim me reçel dhe një bajame. I bashkojmë më pas dyshe-dyshe, I lagim me pak Alchermes të përzier me pak ujë (raporti 10/1) ose me ngjyrë ushqimore të tretur në ujë. Pas t’i kemi ngjyrosur, i lyejmë me sheqer të bardhë dhe i lëmë të thahen përpara se t’i konsumojmë. Shënim: Nëse do të përdorni ngjyrues ushqimorë, bëni kujdes ta përdorni me pakicë pasi mund t’u japin shije të hidhur biskotave.

Ëmbëlsira e ëndrrave! Zero kalori dhe duket si e bërë nga uji













Një ëmbëlsirë që ngjan si një pikë shiu gjigante është shpikur për të gjithë ata persona që i kanë qejf ëmbëlsirat por nuk duan të shëndoshen. Ajo përmban zero kalori.
Ëmbëlsira u zbulua nga Darren Wong, i cili është frymëzuar nga kuzhina japoneze, pasi ka punuar atje. Ëmbëlsira ka vetëm dy përbërës, ujë mineral dhe agar, një substancë xhelatinoze.
Bërja e kësaj ëmbëlsire të veçantë ka kaluar në një sërë provash dhe testimesh për marrë konsistencën e duhur, thotë shefi i kuzhinës.

Eskalop viçi me mango dhe spec të kuq












Përbërësit 4 persona: 12 eskalop viçi ose derri• 1 mango e pjekur mirë, por krokante
 •½ qepë e kuqe•majdanoz I freskët •1 spec i kuq, i grirë në kubikë• spec i kuq djegës I freskët, i prerë në kubikë ose spec djegës pluhur – sipas dëshirës •1 limon jeshil – vetëm lëngu• kripë• vaj ulliri dhe pak gjalpë
Përgatitja:
1. Mangon e qëruar e ndajmë në kubikë të vegjël. E hedhim në një tas bashkë me lëngun e limonit, me pak qepë të prerë imët, pak majdanoz, specin e kuq, specin djegës dhe kripë. I përziejmë dhe I lëmë të mbuluara në frigorifer për të paktën 2 orë, një natë të tërë, ose edhe deri në momentin që do të përdoret.
2. Në një tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqim eskalopët në flakë të lartë për disa minuta nga të dyja anët. Pasi t’i rregullojmë për kripë e piper, i shërbejmë menjëherë të shoqëruara me salcën mango. Nëse do t’i konsumoni si pjatë të vetme, shoqërojini me oriz të bardhë.

‘Canelloni’ me spinaq

Për një drekë të shijshme dhe të shpejtë ju preferojmë që të përgatisni një ‘Canelloni’ me spinaq, që mund të përgatitet shumë shpejt.


Mbushja:
500 gram spinaq
500 gram djathë pa yndyrë
100 gram kaçkavall
Krip dhe biber të zi
Përgatitja: Zihet spinaqi pak sa për t’u zbutur, i shtohet djathi, kaçkavalli, kripa dhe biberi

Beshamelli:
60 gram margarinë
2 lugë miell
500 mililitra qumësht
Krip
Së pari shkrihet margarini, i shtohet mielli dhe fërgohet në temperaturë të ulët derisa të fillojë që të bëhet ngjyrë kafe dhe pastaj i shtohet qumështi.

Përgatitja:

Lyhet tava me margarinë dhe pastaj i shtohet bashamelli. I mbush ‘Canellonit’ me masën nga spinaqi dhe vendosen në tavë. Mbulohen me bashamell dhe i grihet kaçkavall sipër.
Në fund, vihet në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.

Shpageta me rigon, parmigjan dhe fasule











Nevojiten:
▪ 320 g shpageta të trasha
▪ 2 kokë qepe
▪ 50 ml verë e bardhë
▪ 1 patate
▪ 50 gramësh
▪ 30 g parmigjan të grirë në rende
▪ 80 g gjalpë
▪ 40 g fasule të thatë pa lëvore
▪ 1 tubë rigoni
▪ vaj ulliri
▪ 8 g piper të zi të shtypur
▪ kripë dhe biber i bluar
Përgatitja:
Lëreni fasulen në ujë të ngrohtë 20 minuta, shpëlajeni, hidhni ujë të ftohtë mbulojeni dhe zieni 30-40 minua.
Pastaj ndani dy lugë fasule, vendosni në enë të mbështjellë me letër të yndyrtë, qitni vaj, krip dhe piper.
Fasulen e bërë me mëlmesa piqeni (thajeni) në furrë 5-6 minuta në temperaturë 140 gradë.

Njoki me domate të pjekura, spinaq dhe djath






Përmbajtja:
▪ 500 gr njoki të gatshme
▪ 200 gr gjysma-domate të freskëta, të pjekura lehtë në furrë
▪ 200 gr domate të prera në kubikë dhe të kulluara
▪ 300 gr gjethe spinaqi, të ziera dhe të kulluara mirë
▪ 2 thelpinj hudhre të grirë
▪ 200 ml lëng perimesh
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 100 gr krem djathi me pak yndyrë
▪ 25 gr djath parmixhan i grirë
Metoda e pёrgatitjes
Në furrën e nxehur paraprakisht në 200°C, piqini domatet derisa të zbuten.
Në një tigan nxeheni vajin dhe përzieni ngadalë domatet e grira dhe hudhrën. Copëtoni domatet e pjekura dhe bashkë me spinaqin hidhini në tigan, përziejini mirë dhe lërini të zjejnë në zjarr të ngadaltë.
Pasi të zieni njokit në ujë të valuar sipas mënyrës së përdorimit të këshilluar në ambalazh, kullojini mirë dhe hidhini në salcën e nxehtë.
Përzieni bashkë të dy llojet e djathrave dhe hidhini në salcë.
Trazojini mirë së bashku dhe sherbejini.

Si të përgatisim oriz me midhje deti






Receta oriz me midhje deti një recetë e cila kërkon këto përbërës kryesore; 

500 gr oriz(karolina), 500 gr midhje, 1 qep e kuqe, 3 thelpinj hudhre, 1 filxhan domate të grira, pak koper, pak majdanoz, 3 filxhane ujë të nxehtë, vaj ulliri, kripë, piper të zi, dhe erza sipas shijes tuaj.

Për përgatitjen e recetës në fillim vendosim 4 lugë vaj në tenxhere, shtojmë qepën, hudhrën, hedhim dhe orizin, që duhet ta kemi zier më parë, shtojmë ujin, koper,majdanoz, salcë domatesh, midhjet, kripë, piper të zi, dhe i lëmë për afer 30 min të vlojnë sëbashku, ma pas e nxjerrim në pjatën e serviries. 

Si të gatuajmë ballokume


























Ballokumja është ëmbëlsira, e cila njihet si ushqimi tradicional i ditës së verës. 

Për të gjithë ato që duan të gatuajnë një të tillë mjafto të keni këto produkte kryesore si; 1 kg miell misri, 500 g gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, pak finjë zjarri dhe 500 gr sheqer.

Për përgatitjen e saj në fillim të gjitha produktet duhet të zgjidhen me kujdes që të jenë në kushte natyrale. 

Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes, mbi gjalpë hidhetpak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri, me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. 

Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. 

Në masën e formuar hidhet pak finjëzjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

More