Përbërësit për brumin: 430g miell • 125ml qumësht me yndyrë në temperaturë ambient • 60g sheqer kaf • 90g gjalpë I tretur, i ftohtë • 20g maja birrë e freskët • 1/3 lugë kafeje kripë • 1 limon bio – vetëm lëkura e grirë • 1 portokall bio – vetëm lëkura e grirë • 1 bustinë vanilje • 2 vezë në temperaturë ambient • 150g rrush i thatë • 1 lugë kafeje me erza (kanellë, xhenxhefil, arrë moskat, karafil), mos i vini nëse nuk ju pëlqejnë
Për “bun crossing paste”- me të cilën krijojmë kryqin sipër: 1 lugë vaj luledielli • 65ml ujë • 60g miell • një majë luge kripë Për t’i dhënë shkëlqim sipër kur të piqen: 50g sheqer • 30ml ujë • 1 lugë plot me marmelatë kajsie e kaluar në sitë për t’i hequr copat që mund të ketë.
Përgatitja:
1.Rrushin e thatë e vëmë të hidratohet në një tas me ujë të vakët për 10 minuta, e shtrydhim dhe thajmë me letër kuzhine, e lëmë mënjanë.
2.Në një tas tretim majanë me qumështin dhe gjysmën e sasisë së sheqerit. E lëmë të pushojë për 15-20 minuta të mbuluar (derisa të fillojë të krijojë shkumë)
3.Pas 20 minutash, në robot hedhim miellin, shtojmë majanë me qumështin dhe sheqerin, lëkurën e grirë të portokallit, limonit, sheqerin që na ka mbetur, si dhe vezët të rrahura pak, bashkë me gjalpin. E përziejmë brumin derisa të jetë bërë homogjen dhe tani shtojmë kripën, erzat dhe rrushin e thatë të lyer me pak miell. Brumin e vëmë në një tas të madh, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe larg rrymave të ajrit (furra e sobës më mirë), e lëmë për 1.5 deri në 2 orë, derisa të dyfishojë vëllimin.
4.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë me shpejtësi në një sipërfaqe pune të lyer me pak miell. E ndajmë në 12 copa, I japim forma të rrumbullakëta me dorë, I vendosim topat e brumit në tavën e furrës të veshur më parë me letër furre ose pranë njëra-tjetrës me distancë 1cm, ose në formë rrethi në një tavë të madhe. Kjo varet nga forma që doni t’i jepni juve. I mbulojmë me letër plastike për kuzhinë, të lyer me pak vaj që të mos ngjisë dhe I lëmë të fryhen përsëri për një orë tjetër. Ndërkohë përgatisim “bun crossing paste”: në një tas përziejmë vajin me ujin, shtojmë miellin, kripën dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë, derisa të kemi një brumë të hollë homogjen.
E lëmë këtë brumë të pushojë për një orë, duke e mbuluar me letër plastike.
E lëmë këtë brumë të pushojë për një orë, duke e mbuluar me letër plastike.
5.Pas një ore, hedhim “bun crossing paste” në një qese pastiçerie dhe bëjmë një kryq te secila prej panineve. I pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°, për 25-30 minuta, ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.
I lëmë të ftohen mbi një grilë. Për t’i dhënë shkëlqim sipër: në një tenxhere të vogël ngrohim ujin me sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa sheqeri të jetë tretur. Shtojmë marmelatën dhe e përziejmë edhe këtë derisa të jetë tretur mirë, për një minutë.
I lyejmë Hot Cross Buns me glasenë akoma të nxehtë, me ndihmën e një peneli dhe më pas i lëmë të thahen. Edhe të nesërmen janë shumë të mira, mjafton t’I mbështillni me letër plastike për kuzhinë kur të jenë ftohur plotësisht, por në këtë rast lyejini për t’i dhënë shkëlqim vetëm të nesërmen.
0 commenti:
Posta un commento