Përbërësit: 100g sheqer ● 1 vezë ● 30ml qumësht ● 140g gjalpë i tretur i ftohtë ● 330g miell ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira ● ½ lugë me lëkurë limoni të grirë ● 1 bustinë vanilje
Na duhen gjithashtu: reçel pjeshke ose Nutella ● liker Alchermes ose ngjyrë e kuqe ushqimore ose lëng panxhari të kuq ● bajame të qëruara ● sheqer
Përgatitja: ose me dorë ose në robot
1.Rrahim vezën me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit të grirë, miellin dhe sodën nëpërmjet një site. I punojmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen dhe elastik.
2.Me brumin bëjmë topa të vegjël të shtypur pak nga njëra anë, I vendosim te tava e veshur me letër furre. I pjekim për 10 minuta me 180° në furrën e ngrohur më parë.
3.Kur biskotat e pjekura të jenë ftohur plotësisht, i bëjmë një gropë të vogël nga ana e sheshtë, I mbushim me reçel dhe një bajame. I bashkojmë më pas dyshe-dyshe, I lagim me pak Alchermes të përzier me pak ujë (raporti 10/1) ose me ngjyrë ushqimore të tretur në ujë. Pas t’i kemi ngjyrosur, i lyejmë me sheqer të bardhë dhe i lëmë të thahen përpara se t’i konsumojmë. Shënim: Nëse do të përdorni ngjyrues ushqimorë, bëni kujdes ta përdorni me pakicë pasi mund t’u japin shije të hidhur biskotave.
0 commenti:
Posta un commento