Efektet e shëndetshme të manaferrave











Të paktë janë njerëzit që mund të dinë në lidhje me veçoritë e tyre të shëndetshme. 

Manaferra është një frut që ka veti të ndryshme shëruese, për shkak të përmbajtjes që gjendet te pjesë të ndryshme të saj sigjethetlulet, rrënja dhe fryti.

Gjethet e reja, të gjelbra dhelulet e saj mblidhen në qershor dhe korrik. dhe më pas bëjmë tharjen e tyre.

Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e ënjtjes së syve dhe fytyrës. 

Te manaferra gjenden minerale dhe vitamina si; kalium, fosfor, magnez, klor, kalcium, pastaj vitamina provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe, më së shumti – vitaminë C. 

Ndërkohë studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla.

0 commenti:

Posta un commento

More