si te gatuajme qumeshtor
Qumështori është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për organizmin.
Për të realizuar një ëmbëlsirë të tillë mjafto që të keni këto përbërës kryesorë si; 1 kg qumësht, 10 vezë, sheqer sipas dëshirës dhe 1 pako sheqervanilje.
Për të përgatitur recetën në fillim do të përziejmë vezët me sheqerderisa të bëhet një masë e shkrifët.
Pasi e kemi zier qumështin dhe është në gjendje të vakët e përziejmë me vezët dhe sheqerin që kemi bërë gati në enën e mëparshme.
I hedhim në tepsi dhe e vendosim në temperaturën 200 gr celcius. Në kohën që e vendosim në furrë duhet ta mbulojmë me letër alumini dhe ta kontrollojmë vazhdimisht derisa të krijojë një skuqje të lehtë në sipërfaqe të saj.
Qumështori shërbehet i ftohtë ku dhe ne mund ta presim sipas dëshirë.
0 commenti:
Posta un commento