Biskota me krem lemon curd



















Përbërësit: 200g miell ● 200g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 100g niseshte ● 100g sheqer pluhur ● 6 vezë të ziera – vetëm e verdha ● lëkura e grirë e 1 limoni bio ● pak kripë ● pak uthull ● krem lemon curd
Përgatitja:
1.Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime. Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen. I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë. E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë. I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Kremi lemon curd: 25g gjalpë ● 1 vezë ● 25g sheqer ● 40ml lëng limoni ● lëkura e ¼ limoni e grirë në rende Tresim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet. E lëmë të ftohet. Kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.

0 commenti:

Posta un commento

More