Përbërësit:
- 6 vezë
- 3 gota sheqer
- 1 sheqer vanilje
- 2 gota ujë
- 1 gotë vaj
- 13 lugë miell
- 1 pecivë (pluhur për pjekurina)
- 4 lugë kakao
- Për fillin:
- 1 litër qumësht
- 2 pudinga të vaniljes
- 4 lugë sheqer
Përgatitja:
Vezët, sheqerin dhe sheqer vaniljen i përziejm mirë me mikser deri
sa të trashen, i’a shtojmë ujin, vajin, miellin, kakaon dhe peciven dhe i
përziejm të gjitha së bashku.
Një enë e lyejm me miell dhe në të e hedhim brumin dhe e
pjekim për 10 minuta në 200 gradë, pastaj e ulim në 150 gradë dhe e
kontrollojmë vazhdimisht e kur të jetë pjekur e marrim dhe e ndajmë në dy
pjesë.
Ziejm 1 litër qumësht me 2 pudinga të vaniljes dhe 4 lugët me
sheqer dhe kur të jetë gati, fillin e hedhim mbi njëren pjesë të brumit ndërsa
tjetrën pjesë i’a hedhim mbi, dhe e dekorojmë me çokollatë për zierje.
0 commenti:
Posta un commento